Kullat e Tropojës - Ndërtesat që mbartin historinë e Malësisë së Gjakovës - Into Albania

Kullat e Tropojës – Ndërtesat që mbartin historinë e Malësisë së Gjakovës

Kullat e veriut janë banesa tipike të skajeve më veriore të Shqipërisë, elementë që kanë përcjellë ndër shekuj etnografinë dhe historinë e banorëve të tyre. Forma më klasike e saj është katërkëndore, e ndërtuar me gurë si element i marrë nga natyra për qëndrueshmëri e forcë. Si në Gjirokastër edhe në veri kullat janë ndërtuar duke harmonizuar drurin si element që kryesisht e gjen në çati, në tavanet e kateve ndarëse dhe në kornizat e dritareve të vogla, tipike për banesat e veriut. Kryesisht kati përdhes ishte i përcaktuar për mbajtjen e kafshëve ndërsa katet e tjera strehonin banorët dhe miqtë. Ndërtesa përshkohet nga shkallë të brendshme që lidhin katet, por ishte menduar që pjesë e arkitekturës së saj të ishin dhe një palë shkallë të jashtme që u shërbenin banorëve në ditët e ftohta dhe të gjata të dimrit. Kullat më tipike që koha i konservoi deri në shekullin e teknologjisë fatmirësisht kanë gjurmë të dukshme për turistë e vizitorë vendas.

Mulliri i Bajram Currit

Në rrjedhën e ujërave të lumit të Valbonës, pranë urës të Shoshanit, 120 vite më parë është ngritur një mulli që quhet Mulliri i Bajram Currit ose, siç thuhet nga vendasit, Mulliri i Currit. Mulliri me vlera kulturore e historike është vetëm 4 kilometra larg qytetit të Bajram Currit dhe rrethohet nga natyrë mahnistëse. Ndertesa e vjetër është dy katëshe dhe për studiuesit cilësohet tipike për modelin e arkitekturës së vjetër të zonës. Kati I parë është ngritur mbi tokë dhe dyshemeja mbetet e tillë prej dheu. Pjesa tjetër është tipike strehuese për jetësën e përditshme të banorëve. Mulliri i Bajram Currit ku është strehuar plaku i maleve është shpallur monument i kategorisë së parë në vitin 1979.

Mulliri i Bajram Currit, Kukës, Burimi: pinterest.com, Albert Vataj

Kulla e Mic Sokolit 

Ndodhet në fshatin Bujan, përgjatë rrugës që të çon në Bajram Curri. Ndërtesa tre katëshe konsiderohet simbol i trashëgimisë historike dhe kulturore të banorëve të Tropojës. është ndërtuar nga fundi i shek. XVIII dhe i përket tipologjisë së banesave të Malësive. Në këtë kullë lindi dhe u rrit Mic Sokoli, një nga emrat e shquar të historisë kombëtare, i cili me 22 prill të vitit 1881 dha jetën në mënyrë heroike. Ndërtesa është shpallur monument kulture në vitin 1978. Aspektet muzeale të ekspozuara në stendat e kullës janë dëshmi të rezistencës së banorëve të zonës kundër pushtuesve të huaj. Kulla paraqet një ndërtim në formë prizmi prej guri ku nuk mungon përfshirja aty ku duhet e materialit të drurit. Çatia është në formën e piramidës katër faqëshe. Kuriozitet përbën numri I madh dritareve të vogla që janë shpërndarë në të katër anët e ndërtesës.

Mic Sokoli's Tower

Kulla e Mic Sokolit, Kukës, Burimi: gazetablic.com

Kulla (Banesa) e Sali Manit

Gjendet po në fshatin Bujan është shpallur monument i mbrojtur gjatë shekullit të kaluar, në 8 Janar të vitit 1977. Ndërtesa është një fortifikatë guri me tre kate, ku lënë gjurmë vetëm frëngjitë që duhet thënë nuk janë të shumta. Kati i parë mundëson hyrjen në kullë përmes një porte të harkuar druri, ndërsa shkallët e brendshme lehtësojnë hyrjen në dy katet e tjera. Në mënyrë të njëtrajtshme me modelin e ndërtimeve të Malësisë së Gjakovës kjo banesë ka të njëjtin tip jetese. Kati përdhes për haur, kati i parë dhoma e grave dhe kati i dytë për miqtë dhe burrat e shtëpisë. Kulla është ndërtuar në fund të shekullit të 18 dhe u bë e famshme gjatë 100 viteve të shkuara si vendi ku u zhvillua Konferenca e Bujanit.

Banesa e Sali Manit, Kukës, Burimi: wiki.eanswers.net

New & Trending

Choose a