Kultura Shqiptare Humbi Besim Zekthin - "Mjeshtër i Madh" dhe "Nder i Kombit" - Into Albania

Kultura Shqiptare Humbi Besim Zekthin – “Mjeshtër i Madh” dhe “Nder i Kombit”

Ditën e djeshme, datë 29 qershor, u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare, “Mjeshtri i Madh”, “Nder i Kombit”, Besim Zekthi, emblemë e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve.

Lajmi i trishtë është bërë publik me një postim nga Ansambli Popullor i këngëve dhe Valleve.

Valltar i pakrahasueshëm në vlerësimin e kolegëve dhe artistëve, me mbi 200 interpretime si solist, por edhe koreograf i valleve të shumta me kontribut të çmuar në formimin e artistëve të rinj, Besim Zekthi i shërbeu institucionit të Ansamblit për më shumë se 50 vjet.

Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve ka qenë ndër “ambasadorët” më të mirë dhe promovues i vlerave të traditës kombëtare. Në këtë drejtim, Besim Zekthi, ka meritën e shtuar që me këtë ansambël, në vitin 1970, i dhuroi Shqipërisë “Gjerdanin e Artë” në festivalin e Dizhonit, në Francë.

Për humbjen e tij janë shrehur edhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të vendit, si Kryeministri, Presidenti i Republikës, e të tjerë.

Besim Zekthi ka qënë gjithashtu një artist dhe figurë shumë e dashur për popullin ndaj, edhe më të shumtë kanë qënë ata dashamirës ndër dekada të të tij të cilët kanë shpërndarë pa pushim në rrjetet sociale kryeveprat e mirënjohiura si “Vallja e shqipeve”, apo “Festë ka sot Shqipëria”.

Ndër vlerësimet më të larta shtetërore, Besim Zekthi, është çmuar me titujt “Mjeshtër oi Madh” dhe “Nder i Kombit”, akorduar në vitin 2017, nga Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta.

New & Trending

Choose a