Kush Është Modeli Shqiptar që Dhuroi 200 Mijë Maska Mbrojtëse për Mjekët në Shqipëri - Into Albania

Kush Është Modeli Shqiptar që Dhuroi 200 Mijë Maska Mbrojtëse për Mjekët në Shqipëri

Dhurimi bujar i 200 mijë maskave mbrojtëse për mjekët dhe punonjësit e sistemit sanitar në Shqipëri, është njoftuar nga vetë Rolando Lekaj, në profilin e tij në instagram dhe menjëherë ka fluturuar si lajm ne te perditshmet online shqiptare.

Modeli shqiptar që prej vitesh jeton dhe punon në Kinë, e ka shoqëruar lajmin e mirë me këtë foto ku shfaqet duke u lutur bashkë me bashkëshorten.

Një gjest i tillë ka bërë krenarë por në të njëjtën kohë ka bërë edhe kureshtarë shumë shqiptarë që nuk e kishin dëgjuar më parë emrin e tij, ndaj IntoAlbania sjell nje përmbledhje të shkurtër të jetës së modelit, për të kuptuar nxitjen bamirëse të tij.

Kush është Rolando Lekaj

Roland Lekaj, datëlindja ’91, ka lindur në qytetin e Lezhës, ku edhe është rritur, mes problemesh të shumta ekonomike dhe fëmijëri të vështirë. Që në moshë të vogël u është bërë krah prindërve per t’ua lehtësuar sado pak lodhjen. Babai i tij ka qënë peshkatar ndërsa mamaja çonte përpara një dyqan të vogël “ushqimore”. Rolando ndihmonte si mundej herë njërin, herë tjetrin.

Studimet e larta i kreu në Univeristetin “Luigj Gurakuqi”, në Fakultetin e Ekonomisë, për menaxhim turimzi dhe menjeherë pasi mbaroi shkollën nisi të punonte në Shëngjin si menaxher restorantesh.

Paralelisht me studimet, ka vazhduar të zhvillojë edhe pasionin e tij në fushën e modës, pasion që shumë shpejt e bëri pjesë të pasarelave në Itali dhe më pas në Kinë, ku ka punuar për markat më prestigjoze ndërkombëtare si: Hermes, D&G, Hugo Boss, Valentino, etj.

Në dukje periudhë fatlume, por në të vërtë periudha më e vështirë e jetës së tij ajo e fillimeve në Kinë, sepse puna e modelit rezultonte shpesh herë të ishte abuzive, e nën paguar. Arsye për të cilat Rolandi në biografinë e tij, në faqen e tij zyrtare tregon se shpesh herë i është dashur të flerë në rrugë, duke mos mundur dot të paguajë.

Të gjitha këto sakrifica nuk do t’i kishte duruar sikur te mos kishte qënë i sigurt që për të, “zoti kishte ruajtur diçka të mirë”. Dhe ashtu ndodhi: kontrata që i ndryshoi jetën Rolandos erdhi në 2014-ën, nga një firmë e madhe dhe nga ajo kohë, ai është drejtor ekzekutiv i një prej kompanive më të mëdha në fushën e mjekësisë kozmetike në Kinë, “YMR international Movie and Modeling Company”.

Ai gjithashtu menaxhon një agjenci me 300 modele dhe aktorë dhe në të njëjtën kohë drejton një resort të madhj mjekësor në gjermani, HG-Health gmbh.

Edhe pse në Shqipëri njihet si “modeli shqiptar i martuar me multimiliarderen nga Kina”, Rolando ka dhënë shumë nē jetën e tij për të qënë i njohur. E mbyllim me frazën që mbyllet edhe biografia e tij në faqen zyrtare ronaldoleka.com: “Mos ndalni së kërkuari ëndrrën, por punoni dhe kërkojeni atë papushim”.

Rolando Lekaj, burimi rolandolekaj.com

New & Trending

Choose a