Kuteli, Kadare dhe të Tjerë Emra të Letërsisë Shqipe në Panairin e Librit në Leipzig, Gjermani - Into Albania

Kuteli, Kadare dhe të Tjerë Emra të Letërsisë Shqipe në Panairin e Librit në Leipzig, Gjermani

Pas Panairit të Frankfurtit, ai në Leipzig është salloni më i rëndësishëm gjerman i librit. Këtë vit, ai do të mbahet nga data 12 deri më 15 Mars, 2020.

Shqipëria, edhe këtë herë, do të ketë stendën e saj ku do prezantohen vepra të letërsisë shqipe bashkëkohore nga autorët e mëdhenj si Mitrush Kuteli dhe Ismail Kadare.

Prej pak muajsh tashmë, në Shqipëri ka marrë jetë edhe “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit”. Siç njofton drejtuesja e saj, znj. Alda Bardhyli, në një intervistë dhënë gazetares Monika Stafa, QKLL do të jetë e pranishme në këtë panair dhe do të mbledhë në diskutim shkrimtarët dhe poetët më përfaqësues të letërsisë shqipe bashkëkohore, si Enkel Demi, Darien Levani, Flutura Açka.

Tema e përzgjedhur këtë vit është “Prejardhja, përkatësia, e përbashkëta“.
E pranishme do të jetë edhe Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti.

Ky panair është një ngjarje me rëndësi ndërkombëtare për librin në përgjithësi dhe veçanërisht për letërsinë, sidomos për vende e gjuhë numerikisht të vogla. Ndaj është një mundësi shumë e mirë ekspozimi për shkrimtarët shqiptarë.

Pak histori dhe kuriozitete

Panairi i Leipzig-ut, superoi atë të Frankfurtit për numër librash të prezantuar, për herë të parë, në vitin 1632 dhe deri në vitin 1945, u bë më i rëndësishmi në Gjermani. Nga viti 1945, Frankfurti rivendosi primatin duke e renditur të dytin në vend për nga rëndësia.

Sot ai është më shumë i orjentuar nga publiku dhe marrëdhënia e lexuesëve me autorët. Ky është edhe tipari që e dallon atë sot nga Panairi i Frankfurtit i cili mbledh kryesisht botues dhe profesionistë të fushës.

New & Trending

Choose a