Restorantet më të mirë të kuzhinës tradicionale shqiptare në vend - Into Albania

Restorantet më të mirë të kuzhinës tradicionale shqiptare në vend

Tiranë

Oda

Mu ngjitur vrullit të zonës së Pazarit të Ri, ndodhet një restorant i vogël i quajtur Oda, i vlerësuar si një nga dhjetë restorantet për t’u provuar në Tiranë sipas adresës Culture Trip. Emri i referohet dhomave të vogla në shtëpitë tradicionale otomane të Tiranës, dhe ambjentet e brendshme janë të dekoruara në përputhje me stilin e këtyre shtëpive. Ushqimi është autentik, i shijshëm dhe i përballueshëm për çdo portofol, ku përfshihen qingji i pjekur, byreku, fërgesa, pllaqia, dhe shumë pjata të tjera. Këtu do të gjeni dhe rakinë e shtëpisë më të mirë!

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355699668881; +35542249541

Ceni’s

I konsideruar si një nga vendet më të mirë të gatimit të mishit në qytet, veçanërisht biftekut, këtu çdo pjatë serviret me përkushtimin më të madh. Pozicionuar afër Liqenit Artificial të Tiranës, restoranti është një miks mes kuzhinës italiane dhe asaj tradicionale shqiptare. Të gjitha llojet e mishrave gatuhen sipas stilit të kuzhinës vendase, ndërsa pasta e përgatitur nga veta kuzhinierët konkurron dhe me atë italiane! Kombinimi mes pjatave dhe verës këtu realizohet në mënyrë të shkëlqyer, dhe kjo është një tjetër arsye se përse nuk duhet humbur ky vend.

Adresa e internetit: cenisrestaurante.com
Për hartën kliko këtu.
Tel:+355674066166

Mullixhiu

I konsideruar Restoranti më Mikëpritës e i Shijshëm i Tiranës, dhe i përmendur në të gjitha listat e vendeve ku duhet të hash në kryeqytet, ky restorant ka rrëmbyer zemrat si të vendasve, ashtu edhe të turistëve. Kjo i detyrohet sa sharmit të shefit të famshëm Bledar Kola apo drurit të bukur dekorues e atmosferës së ngrohtë, aq edhe mënyrës kreative përmes të cilës vijnë disa nga pjatat më tradicionale shqiptare, përfshirë dhe ato të periudhës së komunizmit. Kola fitoi çmimin e 3-të në garën e organizuar nga World Gourmet Society Best Plate në Monte Karlo, përmes një pjate tradicionale, që ka një vend special në zemrën e çdo shqiptari: trahanasë së ëmbël.

Adresa e internetit: mullixhiu.al
Tel: +355696660444
Për hartën kliko këtu.

Bujtina e Gjelit

E ndërtuar në vitin 1992, ky bar-restorant- hotel është i pozicinouar në lagjen legjendare të Don Boskos në Tiranë. Kjo bujtinë është e ndërtuar në mënyrë mjeshtërore përmes ndërthurjes së materialeve të hekurit, drurit dhe gurit. Shumica e produkteve që serviren në restorant vijnë nga ‘Ferma e Gjelit’ dhe janë të freskëta e organike. Duke përdorur furrat me tulla dhe pajisje të tjera tradicionale, menuja ka një shije autentike shqiptare.

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 67 207 4403

Pranë Tiranës

Uka Farm

 Shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Terëza, ky restorant i llojit farm-to-table (ferma në tryezë) duhet vizituar për shumë arsye. Tokat e mbuluara nga vreshtat dhe hapësira moderne e ngrënies bëjnë që ky vend të jetë i duhuri për t’u relaksuar apo për të rimarrë energjitë pas një fluturimi të lodhshëm. I hapur në vitin 1996, ky restorant drejtohet nga një shef i ri si dhe nga prodhuesi i verës Flori Uka. Disa nga specialitetet e ofruara përfshijnë verën e shkëlqyer të shtëpisë, disa lloje të ndryshëm djathërash, qingjin e pjekur e plot pjata të tjera ku vihet re freskia e çdo produkti.

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 67 203 9909

Ceren Ismet Shehu

Jashtë Tiranës, në fshatin e vogël të Surrelit, përgatit pjatat tradicionale shqiptare as më pak e as më shumë por një nga kuzhinierët e Mbretëreshës Elizabeta II! Me praninë e gjelave apo dhive që shëtisin nëpër kodrat e bukura të fshatit ku ndodhet restoranti, natyra përreth është vetëm fillimi i një eksperience autentike. Disa nga pjatat më të njohura janë flija e veriut, sallata e papërpunuar e kungullit, petka me hithra, si dhe djathi i shtëpisë. Mjeshtëria e shef Ismet Shehut do ju bëjë të humbisni në shijet dhe aromat e menusë, ku servirja origjinale e pjatave është po aq e rëndësishmë sa dhe vetë përgatitja e tyre.

Për hartën kliko këtu.
Phone: +355 68 400 0449

Restorant Reka

I preferuar nga vendasit që prej hapjes në vitin 2002, menuja e restorantit përfshin disa nga pjatat tradicionale më të shijshme shqiptare, ku spikasin ato të rajonit të Dibrës. Përveç mishit, sidomos atij të qingjit, dy pjatat e tjera të njohura të këtij restoranti janë jufkat, dhe sheqerparja.

Adresa e internetit: restorantreka.al
Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 68 206 4700

Nano Resort

Në Daias, Petrelë, ndodhet një nga restorantet më të njohura për produktet bio dhe menunë tradicionale të cilësisë së lartë. Ambjenti, freskia dhe aroma e produkteve, e bëjnë Nano Resort një emër që duhet ta zbuloni sa më shpejt. Për të interesuarit ky restorant mundëson dhe një tur virtual, ku mund të shihni në kompjuterin tuaj atmosferën fantastike që ju pret.

Adresa e internetit + Turi virtual: nanoresort.al
Për hartën kliko këtu.
Tel: +355672030193

Ushqim Tradicional Fshati

Fishtë – Mrizi i Zanave

Pranë Lezhës, ky restorant është kthyer me kalimin e kohës në një legjendë të vërtetë të kuzhinës shqiptare, dhe jo pa arsye. Si një nga restorantët më krijues e autentik të Shqipërisë, të gjesh një tavolinë aty për aty është e pamundur, ndaj duhet patjetër të rezervoni më përpara. Do ishte mirë që menunë t’ja linit në dorë kamarierëvë, të cilët servirin pjatat e sezonit të kombinuara në një mënyrë perfekte. Djathi i freskët, lëngu i shegës apo reçeli i shtëpisë këtu janë thjesht art më vete. Mishi, më i miri që keni ngrënë ndonjëherë në jetën tuaj. Për të gjithë ata që duan që eksperienca e Mrizit të mos mbarojë shpejt, mund të kaloni mbrëmjen në një nga dhomat e hotelit që i është bashkangjitur restorantit, e të shijoni turin e ushqimit apo verërave pa u merakosur për kalimin e orëve!

Adresa e internetit: mrizizanave.com/mrizi/.
Për hartën kliko këtu.
Phone: +355 69 210 8032

Tushemisht – Hotel Millenium

Tushemishti, afër qytetit të Pogradecit, është një nga vendet më të njohura të Shqipërisë, falë panoramave të Liqenit të Ohrit dhe ushqimit të freskët. Hotel Millenium, i pozicionuar mu pranë liqenit, është gjithashtu shumë i famshëm për restorantin që servir peshkun e freskët si dhe kuzhinën tradicionale shqiptare. Këtu mund të provoni një fërgesë të shijshme, apo supën e peshkut që nën sfondin e liqenit merr një aromë akoma më të mirë.

Për hartën kliko këtu.

Boboshticë – Taverna Antoneta

Nëse zgjidhni të vizitoni këtë fshat të bukur malor pranë Korçës, ky është një destinacion që nuk mund t’a humbisni. I pozicionuar mes kopshteve të gjelbërta, njerëz të famshëm vizitojnë këtë tavernë ashtu si bletët vizitojnë kosheret, dhe arsyeja është e thjeshtë: këtu do të gjeni një nga kuzhinat më të mira të gjithë zonës. Lakrori delikat, turshitë dhe gjiza e freskët, djathi i shtëpisë apo mishi plot shije, e bëjnë menunë e kësaj taverne vërtet të parezistueshme!

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 69 238 9384

Voskopojë – Hotel Pashuta

Ajri i pastër, peizazhet spektakolare apo lulet shumëngjyrëshe të stinës që rrethojnë verandën e madhe të Hotelit Pashuta, e kthejnë këtë vend  në një parajsë të vërtetë. I vendosur mu në të dalë të Korçës dhe në pronësi të një familje mjaft të ngrohtë e mikëpritëse, ky vend do t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpinë tuaj. Ushqimi organik i freskët është i përgatitur me kujdes dhe serviret bukur përmes porcioneve të vogla. Pllaqi, trahana, petulla, piperka turshi, mishi i freskët apo rakija speciale janë vetëm disa nga emrat që do i japin një shije tradicionale qëndrimit tuaj këtu

Website: pashuta-hotel.voskopoje.hotels-al.com
Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 68 581 0007

Gërmenj – Farma Sotira

Ky vend i sugjerohet veçanërisht atyre që kanë shpirtin e aventurës, e duan të kenë një përvojë të rrallë në jetë që përfshin kamping, hiking, peshkim e shumë më tepër. I rrethuar nga pyjet e bukura me pisha në krah të malit, në Farmën Sotira do të gjeni disa vila druri pushimi që janë në harmoni të plotë me natyrën përreth. Zona e ngrënies e ndërtuar në gur ndodhet mu pranë rezervatit të troftës që shtrihet përgjatë gjithë farmës. Ky rezervat e furnizon restorantin me peshkun më të shijshëm e të freskët që mund të provoni. Një listë e gjatë pjatash të gatuara në mënyrë mjeshtërore si dhe produktet bio të farmës e bëjnë qëndrimin këtu vërtet të paharrueshëm!

Adresa e internetit: farmasotira.com
Për hartën kliko këtu.
Tel: +355692342529

Shkodër – Restorant Tradita

Nën shoqërinë e oxhakut të ngrohtë dhe arredimit me gur, do keni mundësinë të shijoni disa nga pjatat tradicionale të gatuara në mënyrën më mjeshtërore. Djathi sereme gatuar në enë balte, fileto krapi, peshku në kos, kërpudha e boronica të egra,  keci i pranverës, derri i malësisë, kulaç I ngrohtë, fasulja pllaqi, e sa e sa pjata të tjera që do ju bëjnë të lëpini gishtat ju presin në një nga restorantet më mikëpritës e të shijshëm që do mund të gjeni.

Adresa e internetit: hoteltradita.com
Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 25372 240

New & Trending

Choose a