Lajm i Mirë nga Kina - Rregjistrohet Dita e Parë pa Humbje Jete - Into Albania

Lajm i Mirë nga Kina – Rregjistrohet Dita e Parë pa Humbje Jete

Koronavirus

Lajmi që të gjithë presim, prej kohësh, mbërriti më në fund nga Kina. Ditën e hënë Kina rregjistroi 32 raste të reja me Covid-19, të gjithë të importuar dhe për të parën herë nga 23 janari, Sipas Komisionit KOmbëtar të Shëndetit (NHC), nuk u shënua asnjë humbje jete.

Ndërkohë që rastet e infektimit në vend janë gjithashtu zero, rastet e importuara që janë rritur të hënën me 32, e kanë cuar numrin total në 983. Numri i atyre që kanë lënë spitalin ka qënë 89, ndërsa raste në rrezik jete janë 211, ose 54 më pak.

Në një panoramë më të gjerë, sipas shifrave zyrtare, numri i përgjithshëm i të infektuarëve është 81.740 nga të cilët vetëm 1.242 janë duke marrë kurim. Numri total i të vdekurëve është 3.331, dhe shifra totale e atyre që kanë lënë spitalin është 77.167, që në shkallë shërimi përkthehet në 94.4%.

Gjithmonë sipas të dhënave të ditës së hënë, numri i rasteve asimptomatike është ndalur në 30, nga të cilët, 9 janë raste të importuara. Aktualisht, 1.033 pacientë janë nën vëzhgimin e mjekut dhe ndër to numërohen 275 raste të rëndësishëm

Burimi: ANSA

New & Trending

Choose a