Zbuloni 10 Foto nga Lëpusha - Bukuria e Alpeve Shqiptare - Into Albania

Zbuloni 10 Foto nga Lëpusha – Bukuria e Alpeve Shqiptare

Ajër, natyrë dhe qetësi, kjo është ajo çfarë Lëpusha të ofron. E njohur për bukuritë e rralla të natyrës së Kelmendit, Lëpusha shquhet edhe për peizazhin e saj të egër.

Vitet e fundit ky destinacion ka filluar të frekuentohet nga turistë të shumtë, të cilët janë mrekulluar nga kjo perlë e natyrës.

Natyra i ka dhuruar çdo gjë këtij fshati që nga malet e larta tek kullotat e gjelbërta e pyjet e dendura. I pozicionuar në Malësinë e Madhe dhe jo shumë larg Shkodrës, Lëpusha ka marrë emrin nga e njëjta bimë barishtore me lule të verdha, të quajtura lepushtra, e që rriten me shumicë në këtë zonë.

Sot, Lëpusha është një vend me një potencial të lartë në zhvillimin e turizmit malor. Në sezonin e dimrit me majat e Vajushës, Berizhdolit, Golishit, Trojanit dhe Gerbenit, e kanë bërë këtë zonë të frekuentohet shumë për alpinizëm. Dhe pamja që të dhuron kjo natyrë është e papërshkrueshme.

IntoAlbania ju paraqet disa nga fotot më pikante të stinës së dimrit.

Lëpushë, Shkodër. Foto Aurora Piroviq
Maja e Vajushës. Foto nga Aurora Piroviq
Alpinizëm në majën e Vajushës. Foto nga Aurora Piroviq
Maja e Vajushës. Foto nga Aurora Piroviq
Maja e Vajushës. Foto nga Aurora Piroviq
Maja e Vajushës. Foto nga Aurora Piroviq
Lëpushë, Shkodër. Foto nga Nikol Likja
Lëpushë, Shkodër. Burimi i fotos: Hotel Alpini
Fshati Lëpushë. Foto nga Aurora Piroviq
Lëpushë, Shkodër. Burimi i fotos: Hotel Alpini

New & Trending

Choose a