Lezha Gati për Sezonin Veror - Operatorët Turistik me Oferta Konkuruese - Into Albania

Lezha Gati për Sezonin Veror – Operatorët Turistik me Oferta Konkuruese

Mes pikëpyetjeve të shumta se kur do të nis ky sezon, ka nga ato qytete bregdetare që kanë nisur përgatitjet. Në qytetin e Lezhës operatorët turistik kanë vijuar me prezantimin e paketave dhe ofertave të tyre prej momentit që është lejuar akviteti hotelier.

Sigurisht që të gjithë presin të ketë një datë zyrtare, e cila në vitet e shkuara është shoqëruar me aktivitete artistike dhe është konsideruar si hapja e sezonit.

Për IntoAlbania-n, Gjergj Figuri përgjegjës për sektorin e turizmit në Bashkinë Lezhë, thekson se “Ne e konsiderojmë të hapur sezonin përsa kohë po ofrojmë shërbime dhe madje më cilësore se në vitet e kaluara. Prej javësh Bashkia e Lezhës ka vijuar punën e saj për të bërë gati infrastrukturën për shërbimet e nevojshme. Tashmë ka një protokoll që ende është në diskutim me aktorët kryesorë, por besojmë se të gjithë janë të interesuar që këto protokolle që do të miratohen të respektohen prej të gjithëve, qofshin operatorë turistik apo vetë vizitorët dhe pushuesit. Bashkia e Lezhës ka ngritur grupin e saj të monitorimit dhe respektimit të këtyre udhëzimeve dhe sigurisht po punohet ngushtë edhe me aktorët privatë kryesisht, siç janë strukturat akomoduese, baret dhe restorantet.”

Ndër të tjera Gjergji thekson se vizitorë nuk kanë munguar edhe në këto ditë pandemie, të cilët kanë ardhur për t’u qetësuar në këtë zonë turistike, sigurisht vizitorë me qëndrim ditorë.

‘Shpresojmë që në qershor vendi ynë të realizojë marrëveshjen me vendet e rajonit, si edhe Kosovën për lëvizjen e qytetarëve.’

Ndryshe nga shumë sektorë që mund të rinisin që në momentin e hapjes nga pandemia, sektori i turizmit kërkon kohë më të gjatë, por vera është vetëm 3 muaj ndaj edhe ndikimi në këtë sektor është edhe më i lartë. Këto ditë po flitet shpesh edhe për mundesinë e tregut të brendshëm që ishte lënë mënjanë gjatë viteve të shkuara pasi vizitorët dhe pushuesit ishin të sigurtë sepse vinin nga Kosova apo nga jashtë.

I pyetur nga IntoAlbania, nëse Lezha është optimiste për këtë sezon, z. Figuri thekson se Shëngjini ka më shumë se 1.2 milion vizitorë e pushues dhe qarkullon një vlerë prej më shumë se 150 milion Euro, të cilat do të jenë më të pakta këtë vit me situatën aktuale dhe mbylljen e kufijve nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Në këto kushte, Lezhës do t’i mungojnë polakët, çekët, italianët, shtetasit shqiptarë që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, e për pasojë do të mungojë turizmi cilësor dhe që shpenzon më shumë. Pavarësisht gjithçkaje, operatorët turistik kanë bërë përgatitjet e tyre si dhe po punojnë për të hartuar paketa turistike optimale për një turizëm të brendshëm.

Edhe këtë verë jemi të bindur se do të kemi vlersimin e atyre që do të zgjedhin të pushojnë në Lezhë, ashtu siç kanë bërë çdo vit. Ne jemi fort besues se do të jemi zona turistike më e kërkuar edhe këtë verë, ka theksuar ndër të tjera Gjergji Figuri.

New & Trending

Choose a