Lumi i Shalës - Tailanda e Shqipërisë, ose Ylli i Maleve të Veriut - Into Albania

Lumi i Shalës – Tailanda e Shqipërisë, ose Ylli i Maleve të Veriut

Pagëzuar tashmë si Tailanda e Shqipërisë, lumi i kaltër Shalës dhe zona përreth, janë një alternativë mahnitëse e Rivierës dhe vendeve të tjera më të përzgjedhura të bregdetit.

I famshëm për pastërtinë dhe ujin ngjyrë smeraldi, popullariteti i Lumit të Shalës është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kur vendasit orjentohen gjithnjë e më shumë drejt veriut për idhëtimet e tyre në verë. Një lumë shumë i përshtatshëm për të notuar, Shala është i rrethuar nga një peizazh mbresëlënës dhe shpella befasuese. Një kredhje në ujërat brenda shpellës është një kënaqēsi e detyruar.

Photo courtesy of Enena Mustafaraj

Lumi i Shalës, me gjatësi 37km, buron nga maja e Radohinës, mes Alpeve shqiptare, që ndryshe njihen me emrin Bjeshkët e Namuna. Lumi rrjedh dhe derdhet në Liqenin e Komanit, një tjetër destinacion i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj. Për shkak të kësaj afërsie në fakt, këto dy vende janë të lidhur me tragetë të shpeshtë. Nēse vendos të marrësh tragetin, duhet të mbash parasysh faktin se kushdo që e ka provuar, nuk pushon së foluri për këtë përvojë. Ndaj përgatitu të mahnitesh vetë dhe të shastisësh miqtē e tu pas këtij udhëtimi!

Klima dhe topografia

Falë vendodhjes mes maleve të pjesës veriore, ajri rreth lumit si dhe uji i tij kanë një pastërti të qartë dhe janë rigjenerues. Një zhytje këtu është krejt ndryshe nga një larje në Rivierën “e gazuar”. Ndër të tjera duhet thënë se, edhe pse dimri është i acartë e i egër, stina e verës ështē befasisht e ngrohtë dhe e dashur dhe s’bën kurrë ftohtë. Lumi i Shalës, që ndodhet i futur në zemër të zonës gjeologjike të Alpeve shqiptare, karakterizohet edhe nga masivë gëlqerorë të zinj, për t’u mbajtur parasysh që të mund ta shijoni pamjen e tyre gjatë vizitës.

Photo courtesy of Enena Mustafaraj

Ushqimi dhe fjetja

Pjesa më e madhe e tureve në Lumin e Shalës kanë të përfshirë në paketë edhe qëndrimin për fjetje në bujtinat mikpritëse të zonës. Të zotët e tyre janë të jashtëzakonshëm dhe ndihmojnë gjithmonë me udhëzime rreth zonës nëse do të ishte e nevojshme, apo nëse udhëton i vetëm. Ushqimi në bujtina përfshin produkte vendas edhe shpesh të shtëpisë, bukë dhe vaj.

Diçka që duhet të mbani parasysh

Për shkak të famës gjithnjë në rritje vitet e fundit, nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh vende të lira. E nëse për natyrat që preferojnë aventurën ky nuk është një problem (ata zgjedhin gjithmonë kampingun), për ata që preferojnë qëndrimin në ambientet e mbyllura, sugjerojmë të rezervohet paraprakisht një dhomë për fjetjen nëpërmjet operatorëve turistikë të përzgjedhur, apo nga ju vete.

New & Trending

Choose a