Mali i Munellës - Strehëza e një Specie të Veçantë të Pyjeve të Ballkanit - Into Albania

Mali i Munellës – Strehëza e një Specie të Veçantë të Pyjeve të Ballkanit

Mali i Munellës, i ndodhur në rajonin Pukë-Mirditë, është një nga zonat që mbart vlera të larta dhe në Shqipëri njihet si streha e vetme e llojit më të rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje, rrëqebullit të Ballkanit.

Sipas të dhënave që na jep Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror, mendohet që në Shqipëri të jenë jo më tepër se dhjetë individë të rrëqebullës së Ballkanit.

Masivi pyjor i Munellës një nga më të lartët e Shqipërisë është një peizazh i përbërë nga shpate të thepisur e lugina të mbuluara me bimësi. Natyra e saj ende ka ngelur e egër, pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme njerëzore, duke plotësuar çdo kriter për tu shpallur si Zonë e Mbrojtur.

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) bën të ditur se kjo zonë mbart një potencial të jashtëzakonshëm, ku mund të shijohet nëpërmjet turizmit të qëndrueshëm, i cili plotëson nevojën e komuniteteve lokale për zhvillim, duke mbrojtur, në të njejtjën kohë, natyrën dhe biodiversitetin. Vetëm nëpërmjet agro-turizmit dhe eko-turizmit kjo zonë mund të vazhdojë të jetë shtëpi për rrëqebullin e Ballkanit.

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) këshillon ta vizitoni malin e Munellës, të bëni ecje në të, të shijoni produktet lokale si djathi, qumështi, gjalpi, apo frutat e pyllit, si një mënyrë për të nxitur një model turizmi, i cili shkon krahë për krahë me natyrën.

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) thekson se “harmonia midis njeriut dhe natyrës, në vende kaq të veçanta sa mali i Munellës, është një domosdoshmëri për ruajtjen e llojeve të rrezikuar, siç është rrëqebulli i Ballkanit”.

Mali i Munellës, Pukë. Foto nga Discover Puka

New & Trending

Choose a