Maluma sjell Tingujt Latinë në Ditën e Verës - Into Albania

Maluma sjell Tingujt Latinë në Ditën e Verës

Prej disa ditësh Tirana po gumëzhin nga zhurma e eventit që do të organizohet më 14 Mars. Këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, në Ditën e Verës. Ardhja e tij në Shqipëri lidhet me turneun e tij botëror me titull Maluma 11:11 World Tours. Ky turne ka nisur më 9 maj 2019 në Peru dhe do të mbyllet më 2 prill 2020 në Londër të Anglisë.

Maluma momentalisht është në mesin e turneut të tij, teksa më 13 mars e pret publiku në Selanik dhe më 14 mars ai vjen në Tiranë për të mbajtur koncertin e radhës.

Posteri i eventit. Burimi i fotos: Connext

Këngëtari i famshëm, i njohur me emrin Juan Luis Londoño Arias, ka lindur më 28 janar të vitit 1994, në qytetin kolumbian të Medellín. Maluma konsiderohet nga kritikët si një nga artistët urbanistik të muzikës me ndikim më të madh në Amerikën Latine, si edhe fitues i shumë çmimeve në botën e muzikës.

Në lidhje me këtë event të rëndësishme IntoAlbania, në bashkëpunim me Connext. al, do të dhurojë dy bileta për koncertin e 14 marsit i cili do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza. Për t’u bërë pjesëmarrës në këtë konkurs mjafton të ndiqni faqen e IntoAlbania në Instagram dhe aty do të mësoni detajet.

New & Trending

Choose a