Markimi i Maleve të Kukësit - Nismë që iu Vjen në Ndihmë Turistëve - Into Albania

Markimi i Maleve të Kukësit – Nismë që iu Vjen në Ndihmë Turistëve

E njohur për destinacionet e shumta Shqipëria ofron arsye të forta për ta vizituar në çdo stinë. Kukësi është vendi ideal i një seri eksperiencash.

Me relievin e thyer, ajrin e pastër, të apasionuarit pas ecjes, aty do të gjejnë vetveten.

Për t’a shijuar më shumë këtë eksperiencë Ermal Hallaçi, gazetar i zonës së Kukësi, por njëheras edhe një guidë e mirë e kësaj zone, ka marrë një nismë që ndihmon turizmin e qytetit verilindor. Ai ka vendosur të markojë malet e Kukësit, duke qenë se prej vitesh e ushtron sportin e hiking në këtë zonë.

“E kam marrë këtë iniciativë pasi në guidat që realizoja e shikoja si mungesë markimet e shtigjeve drejt maleve.”

Sporti i hiking është një ndër sportet më të preferuara për të gjithë grup moshat në Shqipëri.

“Duke qenë se edhe pandemia po kalon dhe tani është koha e fluksit të turistëve menduam të markojmë këto shtigje. Markimi i shtigjeve ndihmon çdo turist që ka zgjedhur të udhëtojë në atë shteg për tek destinacioni i duhur.“

Për IntoAlbania-n, Ermali thekson se, së bashku me disa të rinj kanë nisur me shtegun nga fshati Morinë deri tek stanet e Bardhocit, shteg ky që të çon drejt majës së Pikëllimës. Ky është vetëm fillimi pasi në plan janë edhe shtigjet e tjera të Kukësit të cilat janë edhe vende atraktive, por fatkeqësisht janë të pamarkuara.

Kukësin vitin e kaluar e kanë vizituar një numër i madh me grupe turistike.

Parku Natyror Korab -Koretnik është një ndër parqet më të frekuentuara në zonën e Kukësit.

New & Trending

Choose a