"Marubi" në Shtëpinë Tënde - Tur Virtual 3D i Muzeut, Arkivi Online dhe Lojërat për Fëmijë - Into Albania

“Marubi” në Shtëpinë Tënde – Tur Virtual 3D i Muzeut, Arkivi Online dhe Lojërat për Fëmijë

Muzeun Marubi tashmë mund ta vizitoni online, nëpërmjet një turi virtual 3D, por mund po ashtu të shfletoni edhe arkivën e tij. Më të vegjëlit mund të argëtohen me një lojë “Mos u nxeh” on line ose të testojnë talentin e tyre në figurat për t’u ngjyrosur, që muzeu ka vënë në dispozicion

Edhe në këto kohë, të vështira sidomos për institucionet e artit, që kanë parë t’u boshatisen sallat nga vizitorët e artdashësit, shumë prej tyre kanë gjetur mënyrën për të shkuar te publiku. Kështu për shembull, në Muzeun Marubi, vazdon e pandërprerë puna në ruajtjen dhe promovimin e artit të fotografisë të artistēve të huaj e vendas.

Ekspozita dhe Vizitë 3D

Ndërkohë që sapo ka përfunduar ekspozita e artistit Armin Linke, po bëhet gati një tjetër ekspozitë e veçantë. Këtë herë, kuratorët e muzeut kanë përzgjedhur një fotograf shumë të dashur për Shkodrën e viteve ’40, Dedë Jakovën, njohur si “fotografi i rinisë”.

Shumë më shumë se kaq mund të shihet e të shijohet duke hyrë në arkivin online të muzeut apo duke bërë një vizitē virtuale 3D. Një zhytje në historinë e vendit, dokumentuar në mijëra shkrepjet e fotografëve ndër vite.

“Mos u nxeh”, online

Me një vëmendje të veçantë edhe për të vegjëlit, vizitorët, artistët e artdashësit e ardhshëm qeëduhen kultivuar e ushqyer me ndjenjër e së bukurës dhe artit, muzeu ka vënë në dispozicion lojën virtuale “Mos u Nxeh”. Kjo lojë, e përshtatshme për fëmijë të moshës 6-11 vjeç, ka në “sfond” pasurinë kulturore dhe trashëgiminë monumentale të qytetit të shkodrës. Ata që do ta luajnë, do ta gjejnë veten të “shëtisin” në historinë e qytetit.

Loja “Mos u nxeh”. Burimi: facebook.com/marubimuseum/

Skica për ngjyrosje

Ndërsa të vegjlit që duan ta sfidojnē më shumë veten në vizatim e pikturë, mund të përfitojnë nga projeti që Muzeu Marubi ka zhvilluar me Liceun Artistik “Jordan Misja” në realizimin e një libri për ngjyrosje, me imazhe nga arkivi Marubi. Fotot e arkivit të shndërruara tashmë në skica për ngjyrosje, mund të shkarkohen, të ngjyrosen nga fëmijët dhe t’i dërgohen muzeut, për t’i paraqitur në rrjetet sociale.

Fotografi e punuar nga nxënësja bendis Qose. Burimi: facebook.com/marubimuseum/

Për informacione më të zgjeruara rreth opsioneve të mēsipërme, mund të vizitoni profilin zyrtar te Muzeut Marubi në Facebook ose faqen zyrtare të Fototekës Kombëtare Marubi, në web.

New & Trending

Choose a