Masat e Reja për Hapjen e Bareve, Qendrave Tregtare dhe Klinikave Dentare - Into Albania

Masat e Reja për Hapjen e Bareve, Qendrave Tregtare dhe Klinikave Dentare

Kanë kaluar dy muaj që nga mbyllja totale e çdo veprimtarie ekonomike në vendin tonë. Fillimi i muajit maj solli dhe disa lehtësime masash për disa biznese, por sigurisht me kushte të reja dhe me një protokoll strikt që duhet zbatuar. Në ditët në vijim do të jetë rradha e bareve dhe restoranteve që ofrojnë hapësira jashtë, dentistët si edhe qendrat tregtare. Masat e reja janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë në portalin E-Albania.

Baret dhe Restorantet

Çdo bar dhe restorant në hyrje do të ketë dezinfektues duarsh, punonjësit duhet të kryejnë higjienën e duarve rregullisht me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt. Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse dhe maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Baret dhe restorantet duhet të garantojnë dhe respektojnë distancën prej 1.5 metra midis personelit të punësuar dhe klientëve. Ndër të tjera në masat e nxjerra theksohet se distanca mes tavolinave duhet të jetë prej të paktën 2 m. Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike. Sa i përket pagesës së produktit që konsumohet në bare apo restorante, nëse do paguhet në kasa, këshillohet që ajo të pajiset me një xham mbrojtës.

Klinikat dentare

ISHP rekomandon që subjektet dentare të shtyjnë procedurat jo urgjente, operacionet dhe vizitat dentare rutinë. Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë mjekimit dentar.

Për këtë arsye dentistët duhet të kenë parasysh që klinikat të sigurojnë vazhdimisht dorezat mbrojtëse, maskat si edhe higjenizueset e duarve. Klinikat dentare duhet të  pastrojnë dhe dezinfektojnë të gjitha pajisjet me shumë përdorim të përdorura për kujdesin e pacientëve. Është e ndaluar kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet. Ndër të tjera ndër masat që klinika duhet të marrë është dhe kryerja e dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet me shume se 2 herë në ditë.

Qendrat tregtare

Sigurisht që dhe hapja e qendrave tregtare do të pasohet me një zbatim rigoroz të masave strikte. Në këto ambiente nuk këshillohet që një vizitor të qëndrojë më shumë se dy orë. Qendra tregtare duhet të informojë paraprakisht vizitorët për limitin e fashës orare dhe kapacitetet që duhet të ketë gjatë kësaj periudhe. Sigurisht që çdo qendër duhet të ketë një plan veprimi për higjienën dhe desinfektimin. Ndër të tjera theksohet se qendrat tregtare duhet të kenë një dhomë izolimi mjekësor për qëllime urgjente në rast se dikush në qendër dyshohet se është i infektuar nga virusi. Këshillohet që pagesat të bëhen më kartë, por nuk përjashtohet pagesa “cash”. Sa ipërket administratës ata duhet të kenë parasysh që subjekti duhet të ofrojë higjenizues të duart duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse. Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve. Jashtë duhet të vendosen shenjat identifikuese të rradhës për hyrje në ambient ose mund të vendoset një punonjës për të drejtuar hyrjedaljen e klientëve. Prova e rrobave në kontakt fizik direkt me lëkurën duhet evituar. Prova rekomandohet të kryhet mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur. Pas blerjes rroba duhet larë patjetër fillimisht e pastaj duhet veshur.

New & Trending

Choose a