Media Japoneze për Shqipërinë Turistike - Thethi Vend i Dalë nga Përrallat - Into Albania

Media Japoneze për Shqipërinë Turistike – Thethi Vend i Dalë nga Përrallat

Për madhështinë e Alpeve Shqiptare është shkruar në shumë portale të huaja. Vëmendjen më të fundit ky skaj verior i Shqipërisë e ka marr edhe nga gazetat prestigjioze japoneze.

Shkrimtarja japoneze Mizuho Ota e njohur për udhëtimet e saj nëpër botë i ka kushtuar një shkrim të detajuar, Thethit, në gazetën “Asahi Shinbun”.

Mizuho Ota e përshkruan Thethin si një fshat që ka dalë nga përrallat dhe ku koha ka ndalur. Pamja e maleve përrallore, të cilat arijnë deri në qiell, formojnë një parajsë në këtë zonë.

Bjeshkët, një vargmalesh me maja mbi 2 000 metra, quhen ndryshe edhe Alpet Shqiptare. Thethi, një fshat i bukur, duket sikur sapo ka dalë nga një përrallë. Është vetëm 15 kilometra larg kufirit me Malin e Zi fqinj. Lumi Theth kalon zig-zag nëpër fshatin me shumë shtëpi të vjetra prej guri që duken si të ngrira në kohë. Është si një parajsë për turistët, të cilët nxitojnë këtu gjatë verës,” shprehet Mizuho Ota.

Gjatë vizitës së saj në Theth, përshkruan eksperiencën si edhe historitë personale të personave që takoi në këtë zone, ashtu siç është dhe rasti i Gjon Shpellës, pronar i bujtinës në këtë zonë.

 Gjoni shpjegon se gjatë epokës komuniste, kur feja ishte e ndaluar, kishat ose xhamitë u shkatërruan ose u përdorën për qëllime të tjera. Kisha e Thethit u shndërrua në një klinikë, këtu jam lindur, thotë ai.

Rreth 200 familje jetuan në Theth kur qeveria komuniste u rrëzua, në 1991, dhe fshatarët që përjetuan kushte të vështira jetese emigruan në vendet e tjera në kërkim të një jete të re. Por me kalimin e viteve, kur turistët e pare të huaj po vizitonin këto treva, bëri që Gjoni të kthehej dhe të investonte në vendin e tij të lindjes, shpjegon Mizuho.

Numri i të ftuarve fillimisht ishte rreth 200, por ka tejkaluar shifrën 8 000 pas 10 vjetësh, nuk heziton të shprehet Gjoni.

Natyra, ajri i pastër dhe mikpritja gjithmonë kanë qenë pikat e forta të kësaj zone, e cila gjithmonë ka tërhequr dhe do të tërheqë turistë të shumtë, nga mbarë bota.

New & Trending

Choose a