Mes Artit dhe Karantinës - Sfida e Muzeut J. Paul Getty, Los Angeles - Into Albania

Mes Artit dhe Karantinës – Sfida e Muzeut J. Paul Getty, Los Angeles

Muzeu i famshëm i qytetit simbol të kinemasë botërore, Los Angeles-it, Getty Museum, ka hedhur në rrjet “dorashkën e sfidës” së rradhës, që me sa duket është përqafuar menjëherë nga ndjekësit e tij dhe është bërë virale.

Sfida e paraqitur në Instagram dhe Twitter, konsiston në rikrijimin e veprave të mëdha të artit, në kushtet e karantinimit. Kushdo që vendos të marrë pjesë, duhet të imitojë një tablo të famshme, duke përdorur atë çka i ndohedhet në shtëpi.

Në fakt, ideja është nxitur nga nisma e ngjashme me titull “Midis Artit dhe Karantinës”, lëshuar pak ditë më parë dhe nga Muzeu Kombëtar i Artit dhe Historisë në Amsterdamit, Rijksmuseum.

Ditët në vetë izolim kanë nxjerrë në pah edhe anën më krijuese të njerëzve të detyruar të qëndorjnë në shtëpi dhe pavarësisht kufizimeve të rasit, shumë kanë arritur të shprehin nëpëmjet artit, thelbin e kësaj situate.

Ndaj, nëse keni një vepër të preferuar, shfrenojeni fantazinë, rikrijojeni atë me mjete rrethanore që ju ndodhen në shtëpi, dhe bashkangjiteni në instagram ose Twitter në hashtagun #BetweenArtandQuarantine. Ose vizitoni blogun zyrtar të muzeut Getty, për më shumë informacione.

New & Trending

Choose a