Mes Bukurive Natyrore dhe Traditës së Vjetër- Zbuloni 10 Destinacionet Turistike të Dibrës - Into Albania

Mes Bukurive Natyrore dhe Traditës së Vjetër- Zbuloni 10 Destinacionet Turistike të Dibrës

Të vizitosh Dibrën nuk do të thotë vetëm të vizitosh bukuritë natyrore të saj, por edhe të shijosh kulturën dhe traditën e vjetër shqiptare. Në portalin tonë ju kemi sjell vazhimisht informacione mbi destinacione dhe atraksione të ndryshe që kjo perlë e Shqipërisë ofron. Më posht po rendisim disa nga bukuritë që duhet ti vizitoni të paktën gjatë këtij viti.

1.  Eksploro qytetin

Peshkopia është qendër urbane ku qyteti i ri kombinohet me qytetin e vjetër, nga nje stil automan me një stil të ri të qytetit. Qyteti njihet dhe si zemra e zonës, aty ku pulson jeta administrative dhe kulturore e dibranëve. Qyteti i Peshkopisë është i famshëm për “Bulevardin e Blinave”, i cili mbulohet përgjatë gjithë gjatësisë së tij nga druret dekorative të blinëve.

2. Mali i Korabit, çatia e Shqipërisë

Mali i Korabi, i cili ndryshe njihet edhe si çatia e Shqipërisë, është maja më e lartë e vendit tonë. Ky destinacion vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj në çdo sezon, pasi është shumë tërheqës e ku mund të gjeni bukuri natyrore të rralla. Zona e malësive të Dibrës njihet për më shumë se 50 monumente natyre të cilat ruhen me fanatizëm nga banorët.

Mali i Korabit, Dibër. Foto nga Egzon Bytyqi instagram.com/egzonbytyqiphoto/

3. Bjeshkët e Gramës

Të konsideruara perlat e Dibrës, bjeshkët e Gramës janë një nga pikat kyçe të Parkut Kombëtar Korab-Koritnik dhe ndodhet në një lartësi prej  2,345 metra. Është një ndër rrugët me panoramike e kësaj zone, ku në kontakt me natyrën kupton se këtu çdo gjë është ruajtur me fanatizëm nga banorët e zonës, të cilët në bazë të ligjeve të pashkruar përfshihnin edhe mbrojtjen dhe mos cënimin e pyjeve. Mali i Gramës me bjeshkët e saj është i pasur me shumë monumente natyrore fantastike, nga të cilat përmendim Pasqyrat e Gramës, Karsta e malit të Bardhë, Shllinasi i Vrenjtit, bjeshka e Zonjave, si edhe liqeni i Gramës.

Bjeshkët e Gramës, foto nga Zenulla Mehmeti

4. Muzeu i Dibrës

Nëse do të njiheni me të shkuarën e qytetit, atëherë ideali është muzeu i Dibrës. I pozicionuar në qendër të Peshkopisë, ndodhet Muzeu i Dibrës, që ju mundëson një takim interesant me të shkuarën e kësaj zone, përmes pavioneve historike, etnografike dhe arkeologjike.

Muzeu i Dibrës. Foto nga IntoAlbania.

5. Banjat Termale në Peshkopi

Llixhat e Peshkopisë njihen prej kohësh për moshën e tyre shekullore. Kurimi dhe shërimi në ujërat termale të qytetit të Peshkopisë, është atraksioni me i famshëm turistik në Dibër. Harmonizimi i vlerave kurative me mjedisin e bukur përreth e bën këtë zonë një destinacion turistik, me burime ujore të shumta të nxehta dhe të ftohta, pyje, vendbanime historike që pëlqehen nga amatorët e ecjeve në natyrë, dhe nga ku kjo zonë njihet edhe si Lugina e Shërimit.

6. Liqenet e Lurës

Liqenet e Lurës do ju prezantojnë një bukuri natyrore mahnitëse që vështirë të ndaheni. Të shtrira në Malësinë e Lurës, janë plot 12 liqene që zbukurojnë të gjithë Parkun Kombëtar të Lurës, ku ndër më të mëdhenjtë e më mbresëlënësit përmenden Liqeni i Madh, Liqeni i Zi, Liqeni i Luleve, Liqeni i Rrasave, Liqeni i Hotit etj.

Parku Kombëtar i Lurës
Parku Kombëtar i Lurës, Dibër, foto nga IntoAlbania

7.  Rabdishti, fshati i gurtë

Rabdishti dallohet për akitekturën e veçantë të banesave.  Është një nga fshatrat më karakteristike në Dibër pasi ka ruajtur me fanatizëm ndërtimet tradicionale prej guri. Sapo futesh në fshat të tërheqin vëmendjen kalldrëmet , sokaqet, si edhe dyert e mëdha prej druri. Nëse do të shëtisnit përreth fshatit do të dalloni burimet e shumta ujore, të cilat i japin një tjetër bukuri vendit, por mbi të gjitha ato njihen për cilësitë e larta kurative.

Rabdishti, foto Visit Dibra

8.  Lumi Drini i Zi

Drini i Zi dhe gjithë luginat e tij mbeten një hapësirë për tu eksploruar në Shqipëri. Lumi më i gjatë që përshkon verilindjen e Shqipërisë deri në detin Adriatik në perëndim është një nga atraksionet që po zbulohet edhe si hapësirë për sporte ujore. Drini i Zi përgjatë gjithë luginës së tij është zonë e bukur e cila mbetet mahnitëse në çdo anë të saj, me brigjet e gjëra, ngushticat dhe kodrinat përreth. Kanionet e Drinit të Zi, dhe larmishmeria e rrjedhës së lumit janë fantastike për sportin e aventurës së rafting.

Burimi i fotos: fr.wikiloc.com.
Drini i Zi. Burimi i fotos: fr.wikiloc.com.

9.  Bjeshka e Hinoskes

Bjeshka e Hinoskes, të cilat karakterizohen nga kullota të gjera malore, është pjesë e destinacionit më të afërt malor nga qyteti i Peshkopise.Gjatë verës kjo zonë është e populluar nga banorët vendas që grumbullojnë bimë mjeksore si boronica, çaji malit, manaferra, etj. E nëse do vizitoni këto zonë do të merrni me vete edhe shijën e vërtetë të traditës shqiptare, jo vetëm gatimet tradicionale por edhe në kulturë.

10. Radomira

Radomira është vendi ku nis rruga turistike për tu ngjitur Malin e Korabit dhe është pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Në bjeshkët e Dibrës rreth 35 km larg Peshkopisë, ju do të zbuloni një copë të gjelbër magjike, e cila të befason nga bukuria e lëndinave, maleve dhe përroit përrallor të Veleshicës.

Radomira, foto Bujtina Korabi

New & Trending

Choose a