Mes Dritave Festive të Kryeqytetit - Into Albania

Mes Dritave Festive të Kryeqytetit

Vizitorët e vërtetë, ashtu si vendasit e një qyteti, e dinë mirë që për të kuptuar zemrën e një populli, nuk mund të mjaftohesh duke e vizituar atë vetëm në dritën e Diellit.

Bashkia dhe Sahati i Tiranës. Foto nga IntoAlbania.

Ka qytete, që shijohen shumë më tepër gjatë orëve të mbrëmjes dhe për fatin e mirë të vendasve, a të turistëve që vijnë këtu, Tirana është një nga këto.

Në Sheshin Skënderbej. Foto nga IntoAlbania.

Atmosfera e festave të fundvitit padyshim ka ndikimin e saj në zbukurimin e kryeytetit, por njerëzit që mbushin sheshet në marketet e ngritura enkas, janë shpirti i vërtetë i Tiranës.

Marketi i Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbej. Foto nga IntoAlbania.

Për ta prekur nga afër ju sugjerojmë të bëni një shëtitje në këmbë, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, drejt Sheshit Skënderbej, e më pas në Kalanë e Tiranës. Ka për të gjitha moshat.

Foto nga IntoAlbania
Foto nga IntoAlbania
Foto nga IntoAlbania.
Foto nga IntoAlbania.
Foto nga IntoAlbania.

New & Trending

Choose a