Mir(ë)dita Traditë, Amargi - Made in Albania - Into Albania

Mir(ë)dita Traditë, Amargi – Made in Albania

100% pambuk
Endur me tezgjah
Prodhuar në Shqipëri

Janë këto tre cilësitë thelbësore që shoqërojnë koleksionin e parë prej 13 veshjesh, të markës më të re Made in Albania, “Amargi”, që do të prezantohet për tregun vendas, sot në orën 18.30, në ambientet e Diesis Music Hall, në Hotel Tirana International.

Një nga fustanet e koleksionit të parë. Burimi, Amargi.boutique

Joana Kaçorri dhe Arilda Lleshi janë dy mikesha fëmijërie dhe Amargi është krijesa e tyre në fushën e modës. Joana, arkitekte dhe Arilda, ish student e Shkencave Politike me një shpirt sipërmarrës, në dukje nuk kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me modën, ama të dyja janë të lidhura ngushtë me origjinën e përbashkët, Mirditën. Njohja e hollësishme që kanë sidomos mbi kostumet tradicionale dhe veshjet popullore të kësaj zone, ka qënë shtysa më e fuqishme që u ka dhënë nxitjen për të krijuar veshje krejtësisht moderne e minimaliste që paraqesin dukshëm motive të kostumeve tradicionale mirditore.

This image has an empty alt attribute; its file name is 78481298_564927440961883_7468208358281969664_n-768x1024-e1576151060564.jpg
Joana Kaçorri dhe Arilda Lleshi, bashkëthemeluese të “Amargi”. Burimi, Web Library

Pikërisht në kohërat kur shumë të rinj shqiptarë vendosin të largohen për të ndërtuar të ardhmen e tyre jashtë Shqipërise, e kur ata që qëndrojnë këtu, në mënyrë të pavetëdijshme, kërkojnë një shkëputje nga tradita dhe folklori, Arilda dhe Joana, vendosin të ngrenë biznesin e tyre të vogël, bazuar në etnografinë e vendit tonë dhe ngritur mbi parimet e qëndrueshmërisë dhe në respekt të natyrës.

This image has an empty alt attribute; its file name is Image_2_3_1024x1024@2x-808x1024.jpg
Fustan nga koleksionit i parë. Burimi, Amargi.boutique

“Kur vesh Amargi, ti vesh Historinë pas saj”, është edhe slogani që shoqëron emrin e brandit shqiptar që siç mësuam nga Joana, vjen nga sumerët e lashtë të cilët e përdornin për të shprehur “rikthimin te Nëna”. Në rastin konkret, “nëna” është origjina e vajzave dhe njëherësh tradita ku ato do të mbështeten për t’u dhënë jetë krijimeve që do të pasojnë këtë koleksion të parë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2019-10-18-at-19.54.15.png
Veshje nga koleksioni i parë i Amargit. Burimi, Web Library.

Aktualisht me një klientelë të përqëndruar më së shumti jashtë kufijve të Shqipërisë, falë platformave teknologjike të e-commerce-it, Amargi synon të pushtojë edhe klientelën e brendshme.

This image has an empty alt attribute; its file name is Untitled.png
Veshje nga koleksioni i parë i Amargit. Burimi, Web Library.

IntoAlbania u uron shumë suksese vajzave dhe mbi të gjitha, urojmë të shtohen rradhët e sfilatave të modës “Made in Albania” dhe së shpejti të kemi edhe në Shqipëri “Javën e Modës” së shtëpive shqiptare të stilit.

New & Trending

Choose a