Mjeku Italian Pasi Mbyll Turnin nuk Ndal Misionin - Luan në Piano për Kolegët e Pacientët - Into Albania

Mjeku Italian Pasi Mbyll Turnin nuk Ndal Misionin – Luan në Piano për Kolegët e Pacientët

Historitë më të dhimbshme këto ditë izolimi të kushtëzuar nga virusi Covid-19, na vijnë nga Italia. Por pikërisht atje, mes dhimbjes dhe trishtimit, gjen shpesh herë histori kaq të bukura humanizmi dhe shprese.

Këtë rradhë, nga Lombardia, vatra e infeksionit në Itali, në Spitalin e Qarkut të Varezes, përcillet videoja e nje mjeku-pianist, i cili pasi përfundon turnin e tij të shërbimit, nis të luajë në piano në hollin e spitalit.

Christian-i, mjeku që luan në piano, Vareze, itali. Burimi Web Library.

Siç raporton TgCom 24, Christian Mongiardi, mjek ekografist me pasionin për pianon, kishte mbaruar turnin dhe ishte nisur për të ngrënë diçka, por kishte gjetur mencën mbyllur. Atëherë ishte ulur në pianon e hollit të spiatlit, për të dhuruar pak qetësi dhe fryëzim.

Ende me uniformë dhe me maskën e vënë, ai ka improvizuar për kolegët dhe të shtruarit në atë spital dy këngë, mesazhi i të cilave është njëherësh aq prekës sa edhe fuqiplotë: “Don’t stop me now”, e famshmja e grupit The Queen e para dhe më pas “Crazy little thing called love”.

Si për të thënë edhe një herë që nuk është momenti për t’u dorëzuar dhe se “Dashuria” ka fuqinë të shërojë shpirtin, njësoj si mjeku shëron trupin.

Më poshtë po ju sjellim videon që tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale jo vetëm në Itali.

New & Trending

Choose a