Muzetë më të çmuar, Kurse Universitare Falas dhe Fragmente Qielli - Çfarë Mund të Bëni Këtë Fundjave nga Shtëpia - Into Albania

Muzetë më të çmuar, Kurse Universitare Falas dhe Fragmente Qielli – Çfarë Mund të Bëni Këtë Fundjave nga Shtëpia

Në një artikull të mëparshëm, IntoAlbania solli disaKëshilla për të Ruajtur Shëndetin Mendor dhe Normalitetin,ku ndër të tjera sugjerohet një përdorim sa më i kufizuar i televizorit apo mjeteve të komunikimit për të mos e tepruar me sasinë e informacionit të panevojshëm që mund të prishë ekuilibrin tonë të brishtë mendor të këtyre ditëve.

Po ç’mund të bëjmë në vend që të ngulemi përpara një ekrani me lajme, sidomod tani që jemi në prag fundjave dhe koha në dispozicion është edhe më e shumtë. Ka plot, nga studimi, tek turet virtuale ne muzetë më të mirë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Studim

Nga shkenca tek artet, janë plot 190 kurse universitare on line, në të gjitha fakultetet e botës, që mund t’i ndiqni falas në këto ditë izolimi. Për t’i konsultuar, klikoni këtë link.

Muze dhe Ture Virtuale

Muzete e Vatikanit, janë ndër pasuritë më të çmuara të trashëgimisë artistike dhe kulturore, por edhe shpirtërore, në të gjithë Botën. Kupola e Sistinës paraqet një pamje që të mban frymën dhe ku me dëshirë do të doje të harroheshe me orë të tëra, në çdo detaj të “Ditës së Gjykimit”, të Michelangelo-s. Tashmë mund ta vizitoni në këtë tur virtual.

Nëse ju lind kurioziteti të mësoni më shumë nga periudha e të kaluarës diktatoriale të Shqipërisë, mund të zgjidhni këtë tur virtual te Shtëpia me Gjethe, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve.

Ture të tjera virtuale në të gjithë Shqipërinë mund të gjeni edhe duke konsultuar artikullin që IntoAlbania ka publikuar në këtë link.

Fotografi

Pak rëndësi ka nëse fotografinë ju pëlqen ta shihni apo ta shkrepni, NASA ka një surprizë për ju. Ajo ka vënë në dispozicion falas, të gjithë arkivën e saj të imazheve, tingujve dhe videove me gjithë mundësinë për t’i shkarkuar ato. Ne kërkuam dhe gjetëm Diellin, fotografia e kopertinës së këtij arikulli dhe në foton më poshtë, Jupiterin, planetin e fatit në astrologji, me dëshirën dhe shpresën që ai të judhëheqë sa më parë.

Provejeni edhe ju të takoni qiellin në këtë link.

Njolla e kuqe e Jupiterit, fotografuar nga anija kozmike e Nasa-s, Juno. Burimi Nasa.

New & Trending

Choose a