"Muzikë Për Shpresë" -Andrea Bocelli Koncert në Katedralen Bosh të Milanos - Into Albania

“Muzikë Për Shpresë” -Andrea Bocelli Koncert në Katedralen Bosh të Milanos

Imagjinoni këtë skenë: një kishë e boshatisur në ditën e Pashkëve katolike dhe një zë kumbues tenori, ai i Andrea Bocelli-t.

Katedralja e Duomos. Foto nga Web Library

“Aty ku nuk mbërrijnë dot fjalët, mbërrin muzika”, është një nga shprehjet e shumta që hasim këto ditë në web, në kërkim të shpresës dhe me gjasë, edhe qëlliim i këtij koncerti në vendin kult të besimit në fuqinë e mbinatyrshme, që ka në dorë fatet e njerëzve.

Në këtë “skenë” të zbrazur nga çdo prezencë njerëzore, Andrea Bocelli, do të përshëndesë popullin italian dhe gjithë besimtarët katolikë në botë, me një koncert të posaçëm, me rastin e Pashkëve katolike:

“Ditën në të cilën festohet besimi në triumfin e jetës, jam i lumtur dhe i nderuar t’i them ‘po’ ftesës së qytetit dhe të Duomos së Milanos”, është shprehur Tenori.

Ftesa e ardhur nga kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, në kishën simbol të qytetit, mbart në vete një mesazh të fuqishëm ribashkimi, edhe në distancë: “me katedralen bosh, por zërin e tij që do të jetë përqafimi kaq gjatë i munguar”, ka thënë Sala.

Duomo e Milanos, para dhe pas Koronavirusit. Foto nga Web Library

Koncerti do të shfaqet në kanalin YouTube të tenorit Bocelli, në streaming botëror, të dielën, datë 12 prill, në orvn 19.00.

Kujtojmë se Milano dhe rajoni i Lombardisë, kanë qënë më të humburit në jetë njerëzish në këtë “luftë” të mundimshme, në Itali,

Ka pasur një debat të ndezur rreth mbylljes së institucioneve fetare, sidomos kishave, aq të nevojshme për besimtarët që duan të gjejnë qetësi shpirtërore.

Së fundmi, ish ministri i mbrojtjes, Matteo Salvini i bëri një thirrje të hapur qeverisë italiane për të lejuar mbledhjen dhe celebrimin e Pashkëve në kishë këtë të dielë, por nuk ka gjetur miratimin e specialistëve të cilët insistojnë në ruajtjen e distancës fizike.

Burimi: ANSA

New & Trending

Choose a