Nënë Tereza - Into Albania

Nënë Tereza

E kanonizuar nga Papa Françesku në vitin 2016, Shën Tereza e Kalkutës, e njohur gjerësisht dhe si Nënë Tereza, është gruaja më e famshme shqiptare në botë, e njohur për devotshmërinë ndaj krishtërimit dhe më të varfërve.  

Çdo 4 shtator bota përkujton një shenjtore të shpallur në kohë moderne, një murgeshë katolike, një shqiptare të mirë, një shërbyese të përulur të njerëzve në nevojë. Shenjtja Nënë Tereza e Kalkutës njihet si simbol i përkushtimit njerëzor. Emrin e saj sot në Shqipëri e mbajnë një sërë sheshesh, objektesh të rëndësishme, dekoratash kombëtare për tu lënë brezave kujtimin e gruas që shenjoi një aspekt dinjitar të shqiptarëve. Në 2016 gjatë vitit të Shenjtë të Mëshirës Papa Françesku në një meshë solemne në Vatikan e shpalli Nënë Terezën e Kalkutes si Shenjten e të varfërve. Nobelistja e paqes lindi në Shkup në 26 Gusht 1910 dhe në moshë fare të re iu përkushtua shërbimit katolik në një nga rajonet më të varfra të botës, Kalkuta të Indisë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhi është emri i saj i vërtetë. Lindi në një familje me prindër shqiptarë me vokacion ndaj besimit katolik. Nëna dhe motra e saj u shuan në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës. Megjithatë jehona e akteve të saj bamirëse kudo në botë nuk e zbuti qëndrimin e qeverisë komuniste para viteve ’90, duke i mohuar shpesh humanistes shqiptare kërkesën për të vizituar vendin e saj të izoluar nga bota. Nënë Tereza hyri në Shqipëri për herë të parë në fundin e vitit 1989 dhe asokohe autoritetet u kujdesën ta përcillnin shumë thatë në popull vizitën e nobelistes së paqes. Vetëm ndryshimet politike të vitit 1990 mundësuan ardhjen e saj lirisht në atdhe. Fillimisht për hapjen e “Urdhrit” që mban emrin e humanistes dhe katër vjet para se të shuhej në vitin 1993, në një vizitë me Papa Gjon Palin e Dytë.

Vatikani e çmoi si gruan e përulur që thoshte se ishte një laps në duart e Zotit. Urdhri i themeluar prej saj në vitin 1950 dhe shtëpia e misionareve në Indi ishin ndalesë zyrtare nga personalitetet më të mëdha botërore të shekullit të kaluar. Veshja e saj e bardhë e dekoruar me shiritat blu është identifikuese për gruan shtatvogël. Sot veshja e saj mbahet nga mijëra misionare në Shqipëri e në të gjithë botën në emër të dashurisë e kujdesit për Zotin dhe njerëzit që vuajnë. Shtatoret e saj, vepra arti të skulptorit Thoma Thomai ndodhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i cili mban emrin e nobelistes dhe në një nga sheshet kryesore të Kryeqytetit i cili gjithashtu mban emrin e bamirëses shqiptare.

Nga: IntoAlbania

Title

Librat që Mund të Merrni me Vete në Pushime ...

Një përzgjedhje nga libraria më e madhe në vend. Ky është momenti kur shumë mund të jenë duke nisur pushimet e verës dhe krahas valixhes me veshjet dhe sendet për të paketuar me vete, një dilemë e madhe, e përhershme, mbetet zgjedhja e librit që do të na shoqërojë përgjatë tyre. Një zgjedhje jo aq [...]

View more
Title

Kultura Shqiptare Humbi Besim Zekthin – &...

Ditën e djeshme, datë 29 qershor, u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare, “Mjeshtri i Madh”, “Nder i Kombit”, Besim Zekthi, emblemë e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve. Lajmi i trishtë është bërë publik me një postim nga Ansambli Popullor i këngëve dhe Valleve. Valltar i pakrahasueshëm në vlerësimin e kolegëve dhe artistëve, [...]

View more
Title

Zvicra Zgjedh Gjonin si Përfaqësuesin e saj në ...

Gjon Muhrremi është emri i pagabueshëm shqiptar i artistit që do të përfaqësojë Zvicrën në konkursin më të rëndësishëm të këngës në Evropë, Eurosong 2020. Me një postim në profilin e tij Instagram, këngëtari është shprehur: “krenar që të njoftoj pjesëmarrjen në Eurovizion për Zvicrën me një këngë franceze”. Postimi i Gjonit në Instastory Me [...]

View more
Title

Kuteli, Kadare dhe të Tjerë Emra të Letërsisë S...

Pas Panairit të Frankfurtit, ai në Leipzig është salloni më i rëndësishëm gjerman i librit. Këtë vit, ai do të mbahet nga data 12 deri më 15 Mars, 2020. Shqipëria, edhe këtë herë, do të ketë stendën e saj ku do prezantohen vepra të letërsisë shqipe bashkëkohore nga autorët e mëdhenj si Mitrush Kuteli dhe [...]

View more
Title

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Arilena...

Që Arilena Ara do të bënte të flitej gjatë për të, u nuhat diçka që nga nata e fitores së Festivalit, fitore e denjë për t’u quajtur e zhurmshme. Por që ajo do të ishte menjëherë ndër të preferuarat e ndjekësve të Eurovizionit në të gjithë botën, kjo padyshim është një befasi. Aq më shumë [...]

View more
Title

The Guardian – Ermonela Jaho, Sopranoja m...

Kështu e ka çmuar gazetari i prestigjozes britanike The Guardian, John Crace, interpretimin e Ermonela Jahos në fillim të shkurtit në recitalin e mbajtur në sallën e koncerteve “Wigmore Hall”, në Londër. Dhe nuk ka qenë i vetmi nga ajo redaksi që është shprehur me nota sipërore vlerësimi. Në një tjetër artikull të dedikuar, gazetari [...]

View more
Title

Rizgjimi i Bibliotekave të Lagjes – Tradi...

Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë të ndryshimit që kanë pësuar bibliotekat publike, në lagjet e Tiranës. Të krijuara dhe konceptuara sipas një forme të njëjtë estetike, me ngjyrën e verdhë të fortë që të tërheq sa e shikon, ato ofrojnë në brendësi mjedise sa të ngrohta e paqësorë, aq dhe pozitive. Nëse doni të [...]

View more
Title

Ismail Kadare: Një autor i përmasave botërore

Shkrimtari i dimensioneve ndërkombëtare është përkthyer masivisht në 45 gjuhë të botës, çfarë i jep veprës së tij karakterin e pasaportës artistike për letërsinë moderne të Shqipërisë. Ismail Kadare është propozuar për çmimin Nobel në letërsi dhe është një nga autoritetet e padiskutueshme për shqiptarët kudo ku jetojnë. Jeta e tij nisi në qytetin e Gjirokastrës, [...]

View more
Title

Emra të Njohur

Edhe pse një vend i vogël, historia e Shqipërisë është e mbushur me emra të njohur, që tek sa kanë formësuar identitetin e shqiptarëve, kanë shërbyer dhe si përcjellës të vlerave tyre jashtë vendit. Është ende i gjallë në të gjithë botën kujtimi i Nënë (Shën) Terezës, gruas shqiptare që ja doli të bëhet imazhi [...]

View more

Zhvilluar nga Frakton & Dizajnuar nga project.graphics