Nëpër Tunelet e Kukësit të Nëndheshëm - Dritëhijet Historike të Tre Qyteteve - Into Albania

Nëpër Tunelet e Kukësit të Nëndheshëm – Dritëhijet Historike të Tre Qyteteve

I njohur për mitet dhe legjendat, për ndryshueshmërinë e peizazheve dhe për bukuritë natyrore, Kukësi është një vend unikal. Por ajo që e bën dhe më të veçantë është ndërthurja e tre qyteteve; atij nënujor, nëntokësor dhe qyteti ekzistues. E nëse do dëgjoni për ekzistencën e tre “Kukseve”, mos u habisni!

Kukësi i vjetër ose siç njihet ndryshe Kukësi nënujor u përmbyt në vitin 1978, nga Liqeni i Fierzës dhe rrënojat e tij gjenden sot nën ujë. Në vitin 2012 për shkak të thatësirave të liqenit një pjesë e këtyre rrënojave arritën të dilnin në sipërfaqe.

Paralelisht në të njëjtën periudhë të përmbytjes së qytetit të vjetër filloi të ndërtohej dhe Kukësi i Ri, apo siç njihet Kukësi aktual.

Rrallëkush e di ekzistencën e një Kukësi të nëndheshëm, një qytet i ndërtuar poshtë qytetit, nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm gjatë asaj kohe. Ai u konceptua si një qytet i mirëfilltë i fortifikuar, që do të kishte spitalin, zyrat për administratën, hapësirat ushtarake, si edhe vendqendrimet e banorëve.

Kukësi i nëndheshëm, foto nga Ermal Hallaçi
Kukësi i nëndheshëm, foto nga Ermal Hallaçi

Tunelet që përshkojnë gjithë qytetin e Kukësit kanë disa hyrje dhe janë të vendosura në çdo lagje. Ndërtimi i këtij vendstrehimi nisi nga qeveria e asaj kohe, është rreth 30 m nëntokë dhe përbëhet nga shkallë në formë rrethore. Për ekzistencën e tij, filloi të përflitej shumë pas viteve ’90 pasi kërkohet dhe vëmendja për kthimin e këtij tuneli në një atraksion të rëndësishëm turistik.

New & Trending

Choose a