Nga Kanionet tek Liqenet, Zbuloni Cilat Janë 10 Mrekullitë Falas në Elbasan - Into Albania

Nga Kanionet tek Liqenet, Zbuloni Cilat Janë 10 Mrekullitë Falas në Elbasan

Mes historisë, kulturës edhe bashkëjetesës fetare qyteti i Elbasanit mund të eksplorohet shumë mirë pa shpenzuar shumë para. Nga kanionet, ujëvarat dhe malet, ja top 10 aktivitetet falas në Elbasan.

1.  Zbuloni Kalanë e Elbasanit

E pozicionuar në qendër të qytetit kalaja fushore e Elbasanit është gjithmonë vendi më i dashur për vizitorët në çdo stinë. Brenda kalasë gjenden aq shumë monumente historike dhe kulturore, që janë dëshmi e gjallë e rrënjeve tona të lashta. Në të ju mund të gjeni kishën ortodokse të “Shën Marias,” xhaminë Mbret apo hamamin e vjetër të grave, si edhe Kullën e Sahatit.

2.  Shijoni Liqenet e Belshit

Vetëm 33 minuta larg Elbasanit, mund të shijoni natyrën piktoreske të territorit të Belshit. Në këtë vend mund të gjeni rreth 85 liqene karstike ku më kryesorët janë liqeni i Belshit, Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës etj. Ajo që e bënë këtë natyrë edhe më të bukur janë zambakët e bardhë dhe të verdhë.

3.  Vizitoni Xhaminë e rrallë të Nazireshës

E nëse kërkoni të njihni historinë fetare të kësaj zone ju këshillojmë xhaminë e Nazireshës. Konsiderohet si një ndër kultet fetare më të rrallat në Shqipëri. E ndërtuar në shekullin e XVI-të, është një ndër monumentet me rëndësi jo vetëm për historinë e saj, por edhe për arkitekturën mesjetare. E pozicionuar në unazën e qytetin, në pjesën jugore, kjo xhami u ndërtua nga funksionari i lartë i këtij qyteti, i cili ia bëri dhuratë bashkëshortes së tij, duke i vënë emrin e saj.

Xhamia e Nazireshës. Foto nga: iett.al

4. Eksploroni Kanionin e Holtës

Për personat që janë në kërkim të adrenalinës, kanioni i Holtës, është destinacioni që do ju surprizojë me pamjet mahnitëse. Një ndër perlat e bukurisë natyrore të vendit tonë. Me shpatet e larta, me ujëvarat e vogla dhe me ujin e kristlat është një pasuri e vyer e zonës së Gramshit.

5. Njihuni me bukuritë e Ujëvarës së Sotirës

Në mesin e një natyre të paprekur, ndodhet një nga monumentet më të bukura të natyrës. Ujëvara e Sotirës e pozicionuar jo shumë larg Gramshit, rrethohet mes lëndinave dhe pyjeve duke krijuar një parajsë në tokë.

6.  Manastiri i Shën Joan Vladimirit në Shijon

E nëse jeni të apasionuar pas kulteve fetare dhe historive që ato mbartin, Manastiri i Shën Joan Vladimirit në Shijon, afër Bradasheshit është vendi ideal. Ky manastir mendohet se shekuj më parë ka qënë fillesa e predikimit të fesë ortodokse në këtë zonë. Dhe çdo 4 qershor kremtohet festa në emër të tij.

Manastiri i Shën Joan Vladimirit në Shijon, Elbasan. Foto nga wikipedia

7. Kalaja e Peqinit dhe Kulla e Sahatit

Zona e Elbasanit njihet për ndërthurjet e rrënojave historike mes periudhave romake dhe asaj otomane. Jo shumë larg Elbasanit, ju mund të zbuloni themelet e kalasë së Peqinit, rrënojat e së cilës i përkasin periudhës romake. Ndërkohë kulla e sahatit e cila është pozicionuar në qendër të qytetit, ngjitur me xhaminë, është një tjetër atraksion unik. E ndërtuar rreth viteve 1840 së bashku me xhaminë, si pjesë përbërëse e të njëjtit objekt, njihet për vlerat unikale.

8. Gjinari

Për të apasionuarit e natyrës, jo shumë larg Elbasanit, rreth 24 km, ndodhet fshati Gjinar. Ai konsiderohet si një nga zonat më turistike që pret edhe numrin më të madh të turistëve. Përveçse mund të shijosh ajrin e pastër dhe të organizoheni për piknik, në të ka edhe kisha të vjetra që ja vlejnë për t’u vizituar.

Gjinar, Elbasan. Foto burimi; Flicker/ Kastriot Halili 

9. Stacionit romak Ad Quintum në Bradashesh

Bradasheshi është kthyer në një pikë të rëndësishme turistike, kjo për faktin edhe të zbulimit të stacionit romak Ad Quintum. Ky stacion arkeologjik është zbuluar në 1968, por në vitin 2017, iu nënshtrua restaurimit. Sot është një prej atraksioneve më me vlerë të zonës dhe fatmirësisht e hapur për të gjithë.

10. Mrekullitë e Liqeneve të Funarit

E fundit në listë, por jo më pak e rëndësishmja Liqenet e Funarit janë ndër atraksionet që ia vlen për t’i vizituar. Rreth 20 km larg Elbasanit kjo zonë është e pasur me kodra, lumenj e liqene duke të ofruar një amfiteatër natyrorë që të mbush më ajër të pastër. Me një kurorë pyjesh të shumëllojshme dhe liqene të pastra që shumë mirë mund të përdoren edhe për sporte të ndryshme, është ideali për të shijuar natyrën.

Liqenet e Funarit, Elbasan. Foto nga: facebook. Liqenet e Funarit

New & Trending

Choose a