Nis Bora e Parë - Vendet ku mund ta shijoni këtë fundjavë - Into Albania

Nis Bora e Parë – Vendet ku mund ta shijoni këtë fundjavë

Nëse jeni ende të pavendosur se ku të kaloni fundjavën, keni ende dhe pak kohë për t’u organizuar. Por para se të niseni për rrugë, ju informojmë si do të jetë moti për këto dy ditë.

Jemi zyrtarisht në stinën e dimrit, temperaturat tashmë kanë rënë dhe pjesërisht bora ka zbardhur një pjesë të territorit.

Mëngjesi i ditës së shtunë si në Verilindje dhe Juglindje do të zbardhet nga bora, thekson metereologia Rezarta Xhakollari, për IntoAlbania.

Kryesisht zonat dhe qytetet ku pritet të ketë rreshje dëbore do të jenë Alpet, zona e Dibrës, zona e Korçës si Voskopoja dhe rrethinat përreth. Kujtojmë që ditën e mërkurë, Dardha ishte e para që u mbulua nga dëbora e këtij fillim dhjetori.

Për të gjitha ata që duan të lëvizin, kjo është një mundësi e mirë, për të shfrytëzuar disa momente kënaqësie dhe argëtimi me flokët e parë të dëborës.

Sipas Rezarta Xhakollarit, dita e diel do të nis e ftohtë në mëngjes e gradualisht do të dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit.

E diela kryesisht do të jetë ditë me diell dhe mbetet një mundësi e mirë për ta shfrytëzuar me familjen apo edhe me shoqërinë.

Nesë keni planifikuar një udhëtim në zonë e Dibrës apo të Korçës, ju këshillojmë të visheni mirë pasi temperaturat e ulta do të jenë -4 gradë celcius në zonat malore dhe ato maksimalet do të arrijnë në 10 gradë.

Në zonat e ulta temperaturat do të dominojnë nga 2 në 17 gradë celcius, ndërsa në bregdet do të jenë nga 6 deri në 16 gradë celcius.

New & Trending

Choose a