“Një mbrëmje në muzg'' Përcjell Tingujt e Muzikës në Bënjë të Përmetit - Into Albania

“Një mbrëmje në muzg” Përcjell Tingujt e Muzikës në Bënjë të Përmetit

Përmeti i pasur me traditë dhe kulturë është gjithmonë një surprizë për këdo që e viziton. Vaskat e Bënjës të njohura që në antikitet mbeten destinacioni i preferuar dhe më i njohuri i qytetit të trëndafilave.

Pikërisht për bukurinë natyrore që ofron Bënja e Përmetit shumë mirë mund të kthehet në një skenë të magjishme ku përcillen tinguj muzikorë.

Ka qenë Ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e aktivitetit të veçantë që do të zhvillohet më 16 korrik.

“Një mbrëmje në muzg, nën tingujt e muzikës ju pret në 16 korrik në Bënjë të Përmetit”, shprehet ajo.

“Bashkia e Përmetit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizon një aktivitet të veçantë, në një skenat e bukura natyrore shqiptare”, thekson ministrja Margariti.

Vaskat termale të Bënjës ndodhen jo shumë larg Përmetit dhe nëse i vizitoni ato do të gjeni një përzirje unike mes historisë, aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe Kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.

New & Trending

Choose a