Një Pjatë Dashuri për Drekën e Krishtlindjes - Into Albania

Një Pjatë Dashuri për Drekën e Krishtlindjes

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe atmosfera është ndezur në çdo shtëpi.  Të tilla ditë simbolizojnë, bashkimin e familjes pranë tryezes së ngrohtë dhe festive duke përcjellë sa më shumë dashuri.

Por, për të pastrehët dhe të vetmuarit  është një tjetër kornizë, e zbrazët, e mundimshme  dhe e vështirë.

Për t’iu dhuruar sadopak dashuri dhe përkujdesje, për të pestin vit rradhazi Ecovolis organizon, më 25 dhjetor eventin “Gatuaj një pjatë më shumë.”

Foto nga eventi “Gatuaj një pjatë më shumë.” Burimi Ecovolis

Dreka e Krishtlindjes kthehet në momente festive dhe gëzimi për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të festojnë. Këtë viti ndryshe nga të tjerët “Gatuaj një pjatë më shumë” do t’iu vijë në ndihmë edhe të prekurve nga tërmeti. Me synimin që të shërbejnë aty ku ka më shumë nevojë si, në Bubq, Ishëm, Budul, Kënetë, e në Laç, vullnetarë të shumtë do të angazhohen në këtë nismë. 

Foto nga eventi “Gatuaj një pjatë më shumë.” Burimi Ecovolis
Foto nga eventi “Gatuaj një pjatë më shumë.” Burimi Ecovolis

Përveç drekës së Krishtlindjes, në këto zona do të shpërndahen dhe dhurata për fëmijët që janë prekur nga tërmeti.

Sigurisht nuk do të lihet mënjanë dhe dreka e Krishtlindjes që do të shtrohet më 25 dhjetor tek Sheshi Nënë Tereza.

Foto nga eventi “Gatuaj një pjatë më shumë.” Burimi Ecovolis

Punonjësit socialë dhe vullnetarët do të jenë të angazhuar të kujdesen për fëmijët, për të moshuarit, si dhe të organizojnë lojra të ndryshme, pra do të jetë një festë e vërtetë dhe njerëzore.

Foto nga eventi “Gatuaj një pjatë më shumë.” Burimi Ecovolis

Janë mbi 5000 pjata me gatime të shijshme dhe të ngrohta që  do të serviren me shumë dashuri nga 5000 vullnetarë.

Foto nga eventi “Gatuaj një pjatë më shumë.” Burimi Ecovolis

Sipas stafit organizues ata e konsiderojnë këtë festë të ndërtuar mbi respektin njerëzor dhe mbi nevojën për të qenë të bashkuar. Janë ditë për t’u gëzuar dhe sot më shumë se kurrë çdokush ka nevojë për ngrohtësinë dhe dashurinë e secilit!

New & Trending

Choose a