Një Udhëtim nëpër Dritaret më Interesante të Shqipërisë - Into Albania

Një Udhëtim nëpër Dritaret më Interesante të Shqipërisë

Sa metafora, postime në Instagram dhe dëshira nostalgjike janë frymëzuar nga dritaret? Më poshtë, le të zbulojmë se si dritaret kanë ndikuar për të na bërë jetën tonë më të bukur.

IntoAlbania do ju drejtoj drejt një turi me destinacionet më interesante të dritareve në Shqipëri.

Dritaret janë sytë e çdo shtëpie dhe aksesorët më thelbësorë të çdo qyteti. Forma dhe madhësia e tyre krijojnë lentet përmes të cilave ne shohim botën. Nga jashtë, gjithashtu, dritaret ndikojnë në fasadën e një qyteti më shumë se çdo objekt tjetër. Nëse i doni ata aq sa ne, lexoni më poshtë disa nga karakteristikat e dritareve të qyteteve tona historike.

Dritaret pasqyruese të Beratit

Ndalesa e parë për një zhytje të plotë dhe mahnitëse të dritareve, është qyteti i Beratit, i njohur me emrin “Qyteti i një mbi një dritare”. Sapo të vizitoni Beratin, do ta kuptoni! Të ndërtuara në dy kodra paralele të ndara nga një lumë, dritaret e panumërta në secilën anë pasqyrojnë njëra-tjetrën, duke krijuar një efekt hipnotizues. Iluzioni optik vazhdon. Dritaret e këtij qyteti shfaqen uniforme dhe identike, por në një vëzhgim më të afërt, të gjitha fshehin zbukurime të mrekullueshme dhe të ndërlikuara.

Dritaret e Beratit. Foto nga Matthew J Zumwalt

Gjuetia e dritareve në Gjirokastër

Gjirokastra është e njohur më shumë për çatitë dhe shtëpitë prej guri sesa dritaret e saj. Por, sigurisht që mund të kthehet në një destinacion të mrekullueshëm të dritareve. Ju mund të admironi arkitekturën otomane rreth qytetit, së bashku me dritaret me xham të shtëpive më të famshme historike. Një vizitë e veçantë dhe një mundësi eksplorimi mbeten edhe dritaret e vogla të kalasë mesjetare së qyteti të gurtë.

Dritaret e shtëpive karakteristike gjirokastrite. Foto nga IntoAlbania

Dritaret e kullës

Veriu njihet veçanërisht për kullat karakteristike të saj. Dhe Shqipëria ka shumë lloje të tilla, si kulla vrojtimi, kulla banimi dhe kullat famëkeqe të ngujimit. Prej vitesh këto kulla po shërbejnë edhe si bujtina komode, ku mund të gjeni ngrohtësinë dhe akomodim tradicional të zonës. Dritaret tipike të çdo kulle, të quajtur frëngji, janë të ndërtuara me gur, të harkuar dhe të dizajnuara për të lejuar një sasi minimale të dritës. Ato krijojnë një atmosferë shumë të veçantë, kjo është arsyeja pse ka qenë sfondi i shumë romaneve të Ismail Kadaresë, si Prilli i thyer.

Parku Kombëtar Theth, Shkodër, foto nga IntoAlbania.

Dritare, Dritare në Shkodër dhe Tiranë

Ndikimi venecian në arkitekturën e Shqipërisë është i dukshëm më së shumti në Shkodër, e ndjekur pjesërisht edhe në qytetin e Tiranës. Nëse doni të shijoni një arkitekturë të tillë, pedonalja e Shkodrës është idealja për këtë eksperiencë unike. Përgjatë shëtitores kryesore të Shkodrës mund të admironi veprën e artistit Kolë Idromenos. Aty dallohen qartazi detajet e shumta veneciane të cilat Idromeno i solli në Shkodër pas shkollimit të tij në Venecia, rreth shekullit të 20-të.

Për një përvojë më kaotike, të paparashikueshme, bëni këtë tur nëpër rrugicat e vjetra të Tiranës dhe do të ndesheni me të gjitha llojet e dritareve – veneciane, shqiptare, osmane, të vjetra, të reja, të rinovuara dhe dëmtuara.

Tradicionalja e moderuar në fshatrat e Rivierës

Fshatrat e Rivierës Shqiptare të mbushura me shumë histori, kanë dhe shumë traditë. Gjatë këtyre viteve u është kushtuar shumë rëndësi edhe restaurimit të shtëpive të këtyre zonave. Me një arkitekturë që ndërthur bukur, të renë dhe të vjetrën, janë grilat moderne të dritareve. Këto grila të reja moderne dhe shumëngjyrëshe i japin një tjetër pamje peizazhit të Rivierës, duke e kthyer këtë zone në një destinacion të qëndrueshëm turistik. Ato mund t’i ndeshni gjatë rrugës së plazhit për në Vuno dhe Himarë. Dhe nëse nuk i keni kushtuar vëmendje, këtë sezon mos u largoni pa realizuar një foto pranë tyre.

New & Trending

Choose a