Pak Buxhet por Shumë Dëshirë për Pushime - 5 Plazhe Ekonomike - Into Albania

Pak Buxhet por Shumë Dëshirë për Pushime – 5 Plazhe Ekonomike

Të pushosh në bregdetin shqiptar, shpesh herë mendohet si një lluks tepër i kushtueshëm, por ka shumë plazhe që ofrojnë edhe mundësi vërtet ekonomike.

Ajo që bashkon njerëzit këtë verë, mes pandemisë dhe nevojës për të pushuar pranë plazheve, është nevoja për çmime të përmbajtura, në një situatë të vështirë ekonomike për të gjitha shtresat. Për fat të mirë, aq saç është e larmishme në bukuri e ngjyra, nga veriu në jug, vija bregdetare shqiptare është e larmishme edhe në çmime. Në IntoAlbania, bëmë një kërkim për disa nga plazhet më ekonomike të vendit. Formula që të bën të shpenzosh më pak, është pa dyshim ajo e rezervimit të një apartamenti të organizuar me kuzhinë gatimi, për të evituar shpenzimet për vakte në restorante. Më poshtë gjeni të rradhitur 5 prej këtyre plazheve.

Velipojë

Nēse buxheti juaj është i kufizuar, por në të njëjtën kohë nuk doni të hiqni dorë nga plazhi dhe deti, Velipoja është zgjedhja më e mirë. Si apartamentet, ashtu edhe hotelet, ofrojnë alternativa të larmishme në çmime, duke filluar nga 1300 L/nata, për një apartament 2+1, kuzhinë për të gatuar, pak minuta nga plazhi.

Source: kultplus.com

Spille

Një plazh pak i përmendur i vijës bregdetare pranë kryeqytetit. Për një natë në Spille, në një apartament të predispozuar me të gjitha komoditetet e përditshmërisë, çmimet fillojnë nga përafërsisht 3000L/nata, në varësi të distancës nga deti.

Karpen - Spille
Karpen – Spille, Durrës, foto nga IntoAlbania

Orikum

Sa me shumë zbret drejt jugut të bregdetit shqiptar, çmimet fillojnë të ngrihen. Megjithatë, në zonën e Vlorës, Orikumi ruan ende një ekuilibër të mirë mes astandartit dhe çmimeve. Kështu, për një apartament, mund të shpenzoni duke filluar nga 3900L/nata.

Orikum. Foto nga Web Library

Borsh

Falë vijës së gjatë bregdetare, Borshi ka mundësi të shumta qëndrimi, edhe shumë ekonomike krahasuar me plazhet e tjera të zonës. Veç kësaj, ky plazh e ka ruajtur vit pas viti imazhin e një plazhi familjar dhe jo të shtrenjtë. Për një natë në një apartament në Borsh, kushton duke filluar nga 3100L/nata.

Plazhi i Borshit
Plazhi i Borshit, Himarë, Burimi: skyscrapercity.com, Sofia Camporese

Lin

Për më shumë freski dhe ujëra të ëmbël, duke shijuar pak edhe jetën e fshatit, zgjedhja ideale do të ishte Lini. I lënë disi në hijen e bujës së Pogradecit, Lini ka filluar relativisht vonë si vend pushimesh të gjata. E megjithatë, këtu ka struktura të mirë organizuara dhe me çmime ekonomike. Kështu për shembull, një dhomë çift, në një B&B, kushton rreth 3000L/nata.

Lin. Foto nga Web Library.

Duhet të theksojmë se çmimet e referuara më lart, janë rezultat i një kërkimi online, në faqe të ndryshme që ofrojnë shërbime akomodimi nē bregdet dhe i referohen sezonit të lartë në të cilin ndodhemi. Ka vetëm një mënyrë më ekonomike për të pushiar dhe ajo është fjetja në çadër. Për fat, edhe sektori i kampingjeve ka marrë zhvillim vitet e fundit dhe nga veriu në jug, janë të shumta plazhet që ofrojnë këtë mundësi.

Së fundmi, duhet përmendur fakti se të gjitha këto plazhe, krahas strukturave ekonomike me çmime të përballueshme, kanë edhe struktura lluksoze dhe me çmime më të larta.

New & Trending

Choose a