Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan - Një Perlë e Rrallë Shqipërisë - Into Albania

Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan – Një Perlë e Rrallë Shqipërisë

I vetmi Parku Kombëtar Detar, ai i Karaburun-Sazan është një mrekulli  e gjallë e natyrës Shqiptare. Ky park konsiderohet si shtëpia e 36 specieve detare me rëndësi  ndërkombëtare mes tyre kemi dhe specie të cilat i përkasin listave të llojeve të rrezikuara.

Parku detar Karaburun-Sazan është nga zonat më të bukura në Adriatik dhe Jon. Me vende të mrekullueshme dhe oaze natyrore ofron peizazhe natyrore ndër më uniket në Mesdhe.

Para pak ditëve ky park ka shënuar edhe 10 vjetorin si zonë e mbrojtur detare. Prej 2010 Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura AKZM, UNDP dhe Administrata Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë, kanë punuar për ruajtjen e kësaj pasurie të rrallë natyrore.

Pasuritë detare të parkut

Me një shtrirje detare rreth 1.9 km  përgjatë bregdetit të gadishullit të Karaburunit dhe Sazanit afër Gjirit të Vlorës, është korridor më rëndësishëm i specieve si Breshka e detit, Foka e Mesdheut, Delfinë, si edhe Peshkaqenë.

Foka e Mesdheut, është një specie emblematike e parkut e cila është rishfaqur së fundmi, gjë që tregon se ky park është rikthyer në habitat e saj.

Delfinët në brendësi të gjirit po kthehen në shoqërues të zakonshëm të mjeteve lundruese që vizitojnë parkun, duke u afruar gjithnjë e më shumë bregut, të pashqetësuar nga aktiviteti njerëzor.

Lloje të rralla e të rrezikuara po vrehen gjithnjë  e më shumë në park, lloje të cilat për shkak të peshkimit të paligjshëm, kërkesës së shtuar të sektorit turistikë, konsumatorve të pandërgjegjshëm kishin kohë që mendoheshin se nuk ishin më pjesë e këtij habitati.

Prej vitesh ruajtja e habitatit të parkut dhe sigurimi i kalimit të sigurt përmes korridorit është një nga objektivat kryesor të menaxhimit të parkut dhe aktiviteteve të përditshme të realizuara nga Administrata e Parkut.

Prej disa vitesh Gadishulli i Karaburunit është kthyer edhe në një atraksion për turistët së bashku me ishullin e Sazanit.

Biodiversiteti, peizazhi dhe kultura e kësaj zone janë unikale për Mesdheun dhe për këtë arsye Parku prej vitit 2015 është pjesë e Zonave Veçanërisht të Mbrojtura në Mesdhe, sipas Konventës së Barcelonës!

New & Trending

Choose a