Pasagjerët e Prekur nga Anulimi i Fluturimeve Rinas - Kompensim dhe Asistencë - Into Albania

Pasagjerët e Prekur nga Anulimi i Fluturimeve Rinas – Kompensim dhe Asistencë

Me anë të një postimi në Facebook, Autoriteti i Aviacionit Civil jep njoftimin e rëndësishëm lidhur me pasagjerët që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të gjendjes së krijuar nga Koronavirusi. Mbështetur në Udhëzimin Nr. 01, datë 26.02.2013, “Për Kompensimin dhe Asistencën e Pasagjerëve në Rastin e Mospranimit në Bord të Avionit dhe Anulimit ose Vonesës Gjatë Fluturimeve” pasagjerët:

– Kanë të drejtën e një itinerari të ri (një bilete të re të mëvonshme) nga ana e kompanisë OSE
– Kanë të drejtën e rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën.

Ajo që duhet të bëni për të përfituar atë që ju takon sipas ligjit, sipas sugjerimit të AAC është të kontaktoni me kompaninë ajrore me e-mail ose telefon.

“Në rastet e mos-përgjigjes nga kompania, pasagjerët kanë të drejtë t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil, në cilësinë e autoriteti kompetent për zbatimin e udhëzimit të të drejtave të pasagjerëve” – vijon njoftimi.

Adresa e vënë në dispozicion është ajo e e-mailit: pax@acaa.gov.al.
Do të jetë vetë AAC që do të ndjekë rastin tuaj në këtë situatë.

New & Trending

Choose a