Pazari i Ri - Një nga 10 Arkitekturat më të Mira në Botë - Into Albania

Pazari i Ri – Një nga 10 Arkitekturat më të Mira në Botë

Pazari i Ri një ndër lagjet e vjetra dhe historike të Tiranës, prej disa vitesh ka marrë një tjetër formë, duke e kthyer këtë vend si më të frekuentuarin dhe pikën kyçe jo vetëm për shqiptarët, por edhe për turistët e huaj. Për arkitekturën dhe qasjen e re që i ka dhënë kësaj lagje, Pazari i Ri është votuar si një nga 10 arkitekturat më të mira nga “World Architecture Community”

Sipas World Architecture Community, ‘Sheshi i Pazarit është përdorur si një mjet socializimi dhe komunikimi. Çdo vizitor që e shikon për herë të parë, sheshi të ngjall ndjenjën e një rruge në lagjet e vjetra të Tiranës. Ideja brilante për të përdorur motivet tradicionale të qilimit si sfond krijon një marrëdhënie midis ndërtesave të madhësive dhe kohërave të ndryshme.

Pazari i Ri është kthyer në një pikë takimi të modeleve të ndryshme të qytetit, duke përfshirë një zonë të këndshme për këmbësorët, një treg të hapur për pazar, restorante, jetë të natës dhe një destinacion perfekt turistik,’’ shprehet në faqen e saj World Architecture Community.

Prej disa vitesh Pazari e ka rigjallëruar këtë zonë duke e kthyer në një pikë funksionale edhe argëtuese në çdo orar të ditës. Me lokalet dhe baret e shumta mund të shijoni birrat dhe gatimet tradicionale shqiptare, pse jo të blini edhe ndonjë produket në treg.

Jo vetëm arkitektura dhe infrastruktura e veçantë e ndërtuar, por edhe tregu apo ushqimi që ofrojnë lokalet e ngritura në të, ku veçohen ato që ofrojnë produkte deti, kanë tërhequr gjithmonë e më shumë turistë.

New & Trending

Choose a