Pedonalet e Shqipërisë - Eksploroni Zemrat e disa nga Qyteteve më të mëdha në Vend - Into Albania

Pedonalet e Shqipërisë – Eksploroni Zemrat e disa nga Qyteteve më të mëdha në Vend

Shëtitorja kryesore, apo siç njihet ndryshe pedonalja, është zemra e çdo qyteti. Është vend takimi ku qyteti i vjetër takon të renë. Pedonalja mbetet gjithmonë prezantimi i qytetit, zgjedhja më popullore, vendi ku takohemi për ndonjë kafe, apo thjesht për një shëtitje.

Pedonalet në Shqipëri na kujtojnë rrugët me kalldrëm, apo shëtitoret e kohërave të vjetra, sot ato janë shumë më moderne dhe mjaft të dallueshme nga njëra-tjetra. Lexoni gjithçka rreth pedonaleve më të mirëve në vend.

Pedonalja  e Tiranës

Është mjaft e shkurtër, por plot me kthesa nga ato historiket, kulturoret dhe rekreativet. Pedonalja e Tiranës, ndryshe nga bulevardi kryesor, e çon vizitorin në një botë tjetër. Përgjatë shëtitores së ndriçuar, të ngrohtë dhe gjithnjë të gjallë, do të gjeni Galerinë Kombëtare të Arteve, kinemanë, kafenetë, si edhe një nga klubet më të njohura në qytet. Në fund të saj, gjenden edhe rrënojat 300-vjeçare të Kalasë së Tiranës një vend që ia vlen të vizitohet.

Tirana’s Promenade
Pedonalja e Tiranës, foto nga IntoAlbania

Pedonalja e Shkodrës

Pedonalja në Shkodër vitet e fundit është kthyer në një nga atraksionet më tërheqëse turistike në vend. Me aromën e qyteteve më të vjetra evropiane, si edhe me ristrukturimet e viteve të fundit, është tipikja e zonës ku e reja bashkëjeton më të vjetrën. Në të gjitha orët e ditës rrethohesh nga vizitorë, vendas e shumë të rinj. Muzika në këto rrugë do t’ju shoqërojë ngado. Në fakt, kjo rrugë ka qënë ndër më të populluarat që prej ndërtimit të saj rreth shek të 20-të. Bukuria dhe madhështia e saj u projektuar nga arkitekti e piktori i njohur vendas, Kolë Idromeno, aty dallohen qartazi detajet e shumta veneciane të cilat Idromeno i solli në Shkodër pas shkollimit të tij në Venecia. Idromeno është përgjegjësi për çdo detaj estetikën, të cilat e mbushin syrin e vizitorit me më shumë bukuri dhe e kthejnë një shëtitje të thjeshtë në një shijim maksimal të qytetit.

Rruga Pedonale në Shkodër
Pedonalja në Shkodër, foto nga IntoAlbania

Pedonalja e Korçës

E veshur me pemë, shtëpi tradicionale, kafene dhe restorante moderne, pedonalja në Korçë është gjithçka që duhet të ketë një shëtitore. Jeta dhe atmosfera e gjallë e lokale të Korçës i jep rrugës një tërheqje të veçantë dhe që mbetet gjatë në memorie për autenticitetin e saj. Një shëtitje përgjatë pedonales së famshme do t’ju njohë me jetën bashkëkohore të Korçës, si dhe me historinë e saj të rëndësishme. Monumenti i ushtarit të panjohur, Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe, Katedralja e Re dhe kulla panoramike janë të gjitha që ia vlen të zbulohen.

Korça Promenade
Pedonalja e Korçës, foto nga IntoAlbania

Pedonalja e Vlorës

Pedonalja e qytetit bregdetar të Vlorës, ofrojnë një përvojë krejt të ndryshme nga ato urbane. E veshur me palma dhe bimë tipike mesdhetare, shëtitorja buzë Jonit, e njohur me emrin e Lungomares, është një nga hapësirat urbane më cilësore për pushim, meditim, pedalim, sporte apo socializim. Me një shtrirje prej 5 km është pjesa më moderne e qytetit dhe përfshin pjesën e fundit të Adriatikut dhe fillimit të Jonit. E nëse shëtisni përgjatë kësaj pedonale do të merrni më të mirën e qytetit. E përkryer për adhuruesit e sporteve, me fusha basketbolli dhe volejbolli dhe në pjesën fundore të Lungomares, ngrihet ballkoni i xhamtë i qytetit. Kjo vepër e re urbane ofron pamje spektakolare të hapësirës së kaltër.

Lungomare në Vlorë, Foto nga IntoAlbania

Pedonalja e Durrësit

Tradicionalisht e njohur si “Vollga”, kjo pedonale e qytetit bregdetar të Durrësit është versioni i modernizuar i rrugës nostalgjike. Ndërsa shumë elementë bashkëkohorë, si monumenti i Sfinksit, janë shtuar kohët e fundit, qyteti nostalgjik me plazhin karakteristik nuk ka ndryshuar. Për gjatë rrugës së pedonales do të gjeni restorante të ndryshe, si edhe të shijoni akulloret më të mira të përgatitura në vend.

Pedonalja, Durrës. Foto nga IntoAlbania

New & Trending

Choose a