Pelikani Kaçurrel Qëndron në Shtëpinë e Tij - Into Albania

Pelikani Kaçurrel Qëndron në Shtëpinë e Tij

Nëse roli jetik i natyrës dhe biodiversitetit nuk ishte i qartë para Koronavirusit, pas tij duket se shumë gjëra mund të ndryshojnë. Kjo pandemi i ka bërë të gjithë të reflektojnë mbi prioritetet, jo vetëm personale por edhe në një shkallë globale. Edhe stilisti i njohur Girogio Armani në një letër drejtuar industrisë së modës në 14 prill 2020, thërret për ndryshime rrënjësore dhe për modele të reja biznesi të cilat marrin parasysh njerëzit, ekosistemin, natyrën. 

Turizmi është një nga sektorët e biznesit global që aktualisht po pëson humbje të mëdha. Megjithatë, ai do të ketë mundësinë të rimëkëmbet, me strategji largëpamëse për qëndrueshmëri.   

Turizmi i qendrueshëm dhe natyra

Ekonomia dhe natyra janë të domosdoshme dhe balanca mes tyre është ndoshta ajo më e vështira për tu arritur. Deri më sot, duket se mardhënia mes tyre i ka ngjasuar më shumë një mbijetese, jo ideale por funksionale, ku biznesi ka fituar shumë e natyra më pak, ku biznesi merr e natyra dhuron. Në mënyrë që të kthehet balanca, disa beteja duhet të fitohen edhe nga natyra. Është pikërisht ky rasti i zonës së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, një nga vendet më të njohura në botë për vrojtimin e zogjve, ku mbrojtja e natyrës fatmirësisht vazhdon të mbetet prioritet falë përpjekjeve të shumta të organizatave të ndryshme në vend dhe jashtë tij.

Zogjtë qëndrojnë në shtëpinë e tyre

Artikulli i titulluar “The Battle to Keep Albania’s protected areas protected” (“Beteja për të ruajtur mbrojtjen e zonave të mbrojtura të Shqipërisë”) i botuar në 17 Prill 2020 në BirdLife International, thekson se jeta e biodiversitetit të parkut nuk do të kërcënohet nga ndërtime në zonë në mënyrë përfundimtare. Artikulli thekson se bashkimi i 21 organizatave në mbrojtje të ambientit, me në krye Albanian Ornithological Society, arriti të eliminonte ndërtimet dhe investimet e parashikuara për turizmin në zonën e Divjakës, duke i larguar ato e duke mbështetur kështu jo vetëm natyrën por edhe zhvillimin e turzimit të qëndrueshëm.

View this post on Instagram

???????? ??? ??????????? ?⛔️-?/ ?????? ? ?Ë ???????????⠀ ⠀ ⠀ ??|Megjithëse kanë kaluar pak kohë që nga fitorja e betejës kundër masterplanit të kompleksit turistik(?Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta) , ky moment ende jehonizon suksesin e saj dhe jasht kufinjve të vendit, duke u pasqyruar dhe promovuar nga aktorët më rëndësishëm të përfshirë në mbrotjen e biodiversitetit në nivel ndërkombëtar.⠀ ⠀ Kësaj here, historia e betejës për të mbrojtur integritetin ekologjik të Parkut Kombëtar D-K nga plani kërcënues turistik, është publikuar në një nga revistat më të mëdha dhe të rëndësishme në nivel ndërkombëtar (me 120 partner), dedikuar tërësisht mbrotjes së shpendëve, ??????????- ??? ????????.⠀ ⠀ Nën titullin “???????? ??? ???????????”, në numrin e rradhës të “????????- ??? ????????” gjendet historia e kësaj beteje dhe rëndësia e kësaj sipërfaqe natyrore përgjatë Adriatikut. ———————————————————————⠀ ??|The victory over the masterplan touristic complex, " ??????? ?????? ??????? ", proposed to be constructed within? the Divjaka-Karavasta National Park, marked a historical moment in the protection of the values ​​of our natural heritage and biological diversity of the country, the trace of which makes us all feel proud.⠀ ⠀ Although it has been a while since this battle was finalized with its victory, this moment still echoes its success inside and outside the country, being reflected and promoted by the most important actors involved in the protection of biodiversity at the international level.⠀ ⠀ This time, the story of the battle to protect the ecological integrity of Divjaka-Karavasta National Park from the threatening project is published in one of the biggest and most important magazines at the international level (with 120 partners), dedicated entirely to bird conservation and critical habitats, ??????????- ??? ????????.⠀ ⠀ In the latest edition of "????????- ??? ????????", under the title “???????? ??? ???????????”, you will have the opportunity to read more on the history of this battle and why this natural surface is important along the Adriatic coast. ▶️https://bit.ly/2VyySuM

A post shared by ALBANIA ORNITHOLOGICAL SOCIETY (@aos_alb) on

Pse është e rëndësishme që Divjaka të mbetet e mbrojtur?

Shpendët, si të gjithë kafshët, largohen nga zona të mbipopulluara. Siç e kemi parë edhe kohët e fundit, ato kthehen kur njerëzit mungojnë dhe ajri pastrohet. Laguna e Karavastasë ruan një nga speciet e pelikanëve më të rrezikuara si edhe të veçanta në botë: Pelikanin kaçurrel (dalmat). Ky i fundit ka një rol të rëndësishëm në ekosistemin e zonës dhe zhdukja e tij do të përbënte një humbje të madhe për Shqipërinë. Jo vetëm për ekosistemin por edhe sepse pikërisht ky pelikan është një ndër atraksionet natyrore më të vlerësuara që Shqipëria i ofron botës. Sektori i turizmit do të ishte një nga të parët që do të humbte nëse ky pelikan do të largohej nga foleja e tij mëmë.

Parku, pra, do ti mbetet ekskluzivisht pelikanëve dhe 260 specieve të tjera të zogjve që popullojnë këtë ekosistem të rrallë. Aty, zogjtë do të presin vizita nga gjithë dashamirësit e natyrës!

New & Trending

Choose a