Për Vizitë në Pyll - Praktika që Shëron - Into Albania

Për Vizitë në Pyll – Praktika që Shëron

Nga kurjozitetet dhe studimet e shumta që qarkullojnë në universin paralel të botës reale, rrjetin web, pikasëm një lajm vërtet interesant, i cili shpjegon përfitimet që i sjell organizmit dhe shëndetit tonë praktika e lashtë e “banjos në pyll”.

Parku Kombëtar i Dajtit
Parku Kombëtar i Dajtit, Tiranë Burimi: wikimedia.org Irma Tollmi

Në kohët kur njerëzit e mbajnë vrapin drejt qyteteve, një ribashkim me natyrën konsiderohet si terapi më vete. Termi anglez “forest bathing“, është adoptuar nga japonishtja “shinrinyoku“. Praktika e “zhytjes në pyll”, mendohet se ka nisur për herë të parë në Japoni, në vitet ’80.

Por edhe pa pasur nevojë t’u referohemi studimeve, kushdo ka bërë një ecje në pyll, ka mundur vetë të konstatojë sa mirë na bëjnë tingujt e pyllit, zërat e zogjve, aroma e tokës dhe bimëve, mbushja e mushkërive me ajër të pastër.

Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta. Foto nga Arian Mavriqi.

Mbi të gjitha kjo është një praktikë që nuk kërkon një mentor, trajnier, apo njohës profesionist. Lajmi i mirë, për më pak të zellshmit ndaj sporteve, është që kjo praktikë nuk parashikon një sforco të vecantë siç ndodh me hiking-un, apo vrapin. Mjafton te ecësh, të ndjesh tokën nën këmbë, zhurmën e hapave të tu, të dëgjosh veten.

Në Shqipëri

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në Shqipëri, “pyjet dhe kullotat përbëjnë gjysmën e fondit të tokës në Republikën e Shqipërisë. Statistikat e pyjeve i referohen si fondit pyjor publik, ashtu fondit pyjor privat”. Ju mund ta praktikoni “zhytjen në pyll” në zona të ndryshme të Shqipërisë, sipas vendit ku ndodheni. Më poshtë ju propozojmë disa natyra pyjore që do t’ju shërojnë:

Parku Shebenik-Jabllanicë, Pasuri UNESCO

Dikur zonë e ndaluar kufitare përgjatë gjysëm shekulli të diktaturës komuniste, sot ky park, përbën dhe një nga asetet më të mëdha të tij, pasi rreth 34 mijë ha sipërfaqe plot me pyje, livadhe e lule shumëngjyrëshe, janë tejet të paprekura e mund të shijohen nga kushdo.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, foto nga IntoAlbania.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

Pylli me pisha i Divjakës që ndan lagunën nga deti, ofron peizazhe natyrore të mrekullueshme. Ishulli i Pelikanit, Kordoni litoral i Lagunës apo Pisha e Egër 400 vjeçare, janë disa prej monumenteve natyrore që ngjajnë si të vendosura aty enkas për të zbukuruar më tej parkun.

Source: facebook.com/parkukombetar.divjake.karavasta

Territori i Lumit të Gashit

Nga më të rrallët, Lumi i Gashit u shpall rezervë natyrore në vitin 1996, me një sipërfaqe prej 3000 ha në verilindje të Alpeve, në rrethin e Tropojës, shumë larg zonës së banuar. Një pjesë e madhe e sipërfaqes së Lumit të Gashit mbulohet me pyje të virgjëra ahu.

Lumi i Gashit

Lugina e Valbonës

Lugina përshkohet nga Lumi i kristaltë i Valbonës, i cili, me një gjatësi prej rreth 50 km, gjarpërohet nëpër ngushtica përrallore, i rrethuar nga ngjyrat e bukura të pyjeve të ahut, dushkut e pishave.

Lugina e Valbonës
Lugina e Valbonës, Kukës, foto nga IntoAlbania

Parku i Liqenit Artificial

Kjo është hapësira natyrore më e përzgjedhur nga banorët e Tiranës, për shëtitje, sport, meditim dhe aktivitete të ndryshme familjare. Edhe pse nuk është një pyll i mirëfilltë, në Parkun e Liqenit Artificial, mundesh ende të humbasësh për disa minuta mes pemëve.

New & Trending

Choose a