Plazhet dhe shpellat intime në rrethin e Vlorës - Into Albania

Plazhet dhe shpellat intime në rrethin e Vlorës

Eksploroni plazhet e virgjëra apo shpellat mbresëlënëse që gjenden në rrethin e Vlorës, dhe shijoni maksimalisht intimitetin që vetëm vendet e harruara nga njerëzit dhe koha mund t’jua përcjellin!

Plazhi i Filikurit (Himarë)

Vetmi, diell, e ngjyrat më të kristalta të detit që mund të kërkoni! Ky plazh i izoluar i Himarës ka të gjithë ingredientët për të tërhequr vëmendjen e kujtdo që kërkon një përvojë të bregdetit shqiptar të paprekur nga askush.

Plazhi i Filikurit (Himarë)

Plazhi i Filikurit, Himarë, Burimi: mapio.net

Kanioni dhe plazhi i Gjipesë (Himarë)

Edhe pse është një nga plazhet më të njohur të vendit, izolimi i tij bën që eksperienca aty të jetë ajo e një plazhi intim, ku koha ikën pa u kuptuar! Shkëmbinjtë e lartë të veshur më bimësi që bien pingul në lartësinë e 70 metrave, ndihmojnë në krijimin e një imazhi të një vendi që mund të jetë kudo, sa në Mesdhe, aq edhe në ndonjë ishull të braktisur të Paqësorit apo Atlantikut. Komentet e bëra nga turistë nga e gjithë bota në tripadvisor, të bëjnë të kuptosh se ky plazh vërtet nuk i ngjason askujt tjetër.

Kanioni dhe plazhi i Gjipesë (Himarë)

Kanioni dhe plazhi i Gjipesë, Himarë, Dhuruar nga Egzon Bytyqi instagram.com/egzonbytyqiphoto/

Shpella e Piratëve (Dhërmi)

Petro Marko përmes librit me të njëjtin emër ka bërë që kjo shpellë të ketë hyrë në imagjinatën kolektive të shqiptarëve, si një vend plot legjenda, mistere e joshje. Sot mund të marrësh lehtësisht një barkë me qera nëse gjendesh në Dhërmi, e të vizitosh nga afër këtë vend vërtet tërheqës si nga ngjyrat e detit ashtu edhe nga bukuria e shkëmbinjve.

Shpella e Piratëve (Dhërmi)

Shpella e Piratëve, Dhërmi, Burimi: sq.wikipedia.org Albinfo

Gadishulli i Karaburunit

Për shumë dekada të shekullit të XX-të kjo zonë ishte e ndaluar, pasi funksiononte si bazë ushtarake. Për fat, ajo ndalesë e së shkuarës i ka mundësuar këtij gadishulli të mbesë thuajse i paprekur, duke bërë që sot aty të gjenden disa nga plazhet e virgjëra më spektakolare të Shqipërisë. Tek sa me makinë është ende shumë e vështirë për të hyrë në gadishull, të shumta janë udhëtimet me varka që nisen nga destinacione të ndryshme për aty, ndaj tashmë është bërë mëse normale që udhëtimet në Karaburun të jenë pjesë e tureve që ofrohen në jug të vendit.

Gadishulli i Karaburunit

Gadishulli i Karaburunit, Burimi: discovertr.com

Gjiri i Gramës (Karaburun)

Është një nga plazhet më ndjellëse të gjithë Karaburunit, që të deh me ngjyrat blu e jeshile të detit, dhe peizazhet ekzotike që përcjell. Në shpatet që rrethojnë plazhin gjenden mbi 1500 mbishkrime greke të lashta apo dhe në gjuhë latine, të detarëve që strehoeshin aty kur deti  i egërsuar ja vështirësonte lundrimin. Nëse ende nuk je frymëzuar për të bërë një ndalesë te Gjiri i Gramës, hidhi një sy kësaj videoje duke klikuar këtu.

Gjiri i Gramës (Karaburun)

Gjiri i Gramës, Karaburun, Burimi: pinterest.com Rim Prela

Gjiri i Shën Andreut (Karaburun)

Izolimi që vjen nga shpatet që përqafojnë plazhin, e bën akoma më tërheqës qëndrimin aty. Ngjyrat e detit, thjesht fantastike! Bëhuni gati të ndiheni një Robinson Kruzo, me diferencën që nuk do të doni kurrë të largoheni prej andej!

Gjiri i Shën Andreut (Karaburun)

Gjiri i Shën Andreut, Karaburun, Burimi: twitter.com gus_albania

Shpella e Haxhi Aliut (Karaburun)

Kjo shpellë është e njohur jo vetëm për statusin e shpellës më të lartë në bregdetin shqiptar (60 metra), por edhe për detin e mrekullueshëm që valëzohet e përplaset në të. E pozicioniuar në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës, Shpella e Haxhi Aliut njihet si ‘shtëpia’ e piratit Aliu, i cili duket se e përdorte si pikë tërheqje në betejat detare. Në brendësi të shpellës, një liqen në formë eliptike të thërret të zhytesh menjëherë!

Shpella e Haxhi Aliut (Karaburun)

Shpella e Haxhi Aliut, Karaburun, Burimi: blonde-gypsy.com

Shpella Dafina (Karaburun)

Kjo shpellë, ka krijuar në brendësi të saj një plazh vërtet unik! Imagjinoni një ditë të nxehtë vere, dhe zbulimin e kësaj shpelle ku mund të zhytesh e të notosh në ujëra të kristaltë, pa u shqetësuar për asnjë moment nga dielli apo nga bota e jashtme. Hidhini një sy një videoje që do ju lërë pa fjalë!

Shpella Dafina (Karaburun)

Shpella Dafina, Karaburun, Burimi: albest.al

Gjiri i Brisanit (Karaburun)

Janë vërtet të panumërta plazhet e vetmuara të kristalta të Karaburunit, ndaj mos hezitoni t’i dhuroni miqësinë tuaj një vendi si ky. (Për videon kliko këtu)

Gjiri i Brisanit (Karaburun)

Gjiri i Brisanit, Karaburun, Burimi: pinterest.com

New & Trending

Choose a