Plazhet e veçanta e të freskëta të Lezhës - Into Albania

Plazhet e veçanta e të freskëta të Lezhës

Lezha laget nga deti Adriatik në disa dalje të mrekullueshme detare që sigurojnë plazhe elitarë dhe masivë. Vetëm 55 km larg Tiranës, ky është një destinacion i bukur për të kaluar tre stinët më të buta të vitit. Me pamje piktoreske, natyrë të pasur nënujore si edhe përreth qytetit, Lezha njihet për disa plazhe që kapërcejnë interesin lokal.

Shëngjini

Plazhi më nostalgjik i kësaj zone, është plazh dhe port, me lagunën si dekorin e duhur për një qytet marinar. Emri i Shëngjinit sipas autoriteteve lokale lidhet me pyllin e Zanave që gjendet mes Shëngjinit dhe Velipojës. Më pas u quajt Medea, sipas emrit të princeshës Medea të Argonautëve. Deri në ditët tona kanë mundur të mbijetojnë bashkë edhe porti i vogël edhe plazhi, i cili njihet gjerësisht. Plazhi rrethohet nga pylli me pisha dhe në kurriz mbrohet nga kodrinat e larta. Ai ndodhet shumë pranë rrugëve kombëtare dhe është i arritshëm për këdo duke siguruar akomodim të mirë dhe ekonomik në çmime. Në Shëngjin gjen disa nga restorantet më të frekuentuara të zonës, lokale të mobiluar bukur dhe klube që u japin dinamikë netëve rinore në verë.

Shëngjini

Plazhi i Shëngjinit, Lezhë, Burimi: pinterest.com Besi Bekteshi

Plazhi i Tales 

Ky plazh është një nga destinacionet e reja në Lezhë gjatë verës por edhe gjatë vitit. Disa kilometra vijë bregdetare shtrihen nga lagunat e zonës deri në fillim të deltës së Lumit Mat. Zona po pasurohet vit pas viti me infrastrukturë të re rrugore, me ambiente hotelerike dhe restorante të kuzhinës marine. Brezi ranor është i pastër dhe krejt zona ka veti të mëdha kurative prej jodit me bollëk dhe rërës së imët e të zezë. Plazhi është ende i virgjër, i pandikuar nga modelet e brigjeve të jugut sepse vetë kjo zonë pushuese është zbuluar vonë. Fusha ranore është e gjerë, syri është i lirë të shohë horizontin dhe malet përtej, që ngrenë kufij gjeografikë mes Lezhës e malësive të Matit e Pukës.

Plazhi i Talës 

Plazhi i Talës, Lezhë, Burimi: lezhaime.blogspot.al

Rana e Hedhun

Ndodhet vetëm 3-4 kilometra larg Shëngjinit. Është një plazh ende i pashfrytëzuar me një pamje të rrallë mesdhetare. Rrëzë malit të Rrencit zbret në plazh, ku shumë pak metra brez ranor thuajse shkrihet me detin që është “ i mëshirshëm” e nuk e përpin. Rëra e errët krijon një kombinim të të veçantë ngjyrash sapo puthet me detin blu. Nuk kuptohet se nga nis gjithë ky brez ranor prej pak kilometrash, herë duket sikur zbret nga mali e herë sikur grimcohet nga bregu i lagur. Pemët aty pranë të bëjnë hije në këtë plazh ideal për kamping, piknik në stinët e freskëta, apo për të thithur rrezet e diellit bujar të verës shqiptare.

Rana e Hedhun

Plazhi i Ranës së Hedhun, Lezhë, Source: vizitlezha.al

New & Trending

Choose a