Pogradeci në Foto - Gati për Sezonin Turistik - Into Albania

Pogradeci në Foto – Gati për Sezonin Turistik

Mes malit detit apo liqenit, Shqipëria ka shumë për të të ofruar. Pogradeci, është një nga destinacionet më interesante që ofron vendi ynë pasi ndërthuren bukuritë e peizazhit, natyrës dhe kulinarisë.

Gjatë sezonit të nxehtë të verës, në Pogradec dhe në rrethinat e tij, gjen ajrin e pastër dhe freskinë ideale. I njohur për liqenin, mjelmat dhe koranin e famshëm, gjatë sezonit të verës frekuentohet shumë nga pushues të huaj dhe vendas.

Në këtë ditë pandemie ka qenë Bashkia Pogradec, e cila përmes disa fotografive me pamje nga qyteti i Pogradecit dhe liqeni i Ohrit, njofton se, së shpejti qyteti është gati për sezonin veror, duke respektuar zbatimin e protokolleve kundër COVID-19. Prej disa ditësh ky vend, është pjesë e hartës së qyteteve të gjelbërta, e cila parashikon lehtësira në lëvizjen e qytetarëve.

Për  t’i paraprirë sezonit veror, grupet e shërbimit në bashki, janë angazhuar çdo ditë në pastrimin e vijës liqenore nga mbetjet, rikonstruksionin e trotuareve dhe gjelbërimin e ambienteve publike, krahas dezinfektimit të hapësirave publike kundër COVID-19.

New & Trending

Choose a