Portali Italian Corriere Viaggi - Parku Kombëtar i Thethit, Thesar Biodiversiteti - Into Albania

Portali Italian Corriere Viaggi – Parku Kombëtar i Thethit, Thesar Biodiversiteti

Portali italjan dedikuar ushëtimeve, “Corriere Viaggi”, ka publikuar një listë me 15 parqet natyrore kombëtare më të bukur në Evropë, edhe pse jo aq të njohur nga turistët. Shpërndarja gjeografike e tyre është mjaft e gjerë duke filluar nga Ballkani, Evropa veriore e Mesdheu.

E përbashkëta e tyre, siç citon “Corriere”, është bukuria e “liqeneve ngjyrë kobalti, shëtitjeve panoramike dhe pyjeve me pemë qindravjeçare. Dhe janë destinacione ideale për disa pushime në natyrë, pa rrezikuar të përpihesh nga turmat me turistë“.

Parku Kombëtar Theth, Shkodër, foto nga IntoAlbania

Siç thamë, në këtë listë me “15 parqe kombëtare jo shumë të njohur, por që vlejnë udhëtimin“, përfshihet edhe “Parku Kombëtar Theth”.

Ndër arsyet përse ai sugjerohet, është përqëndrimi në një hapësirë relativisht të vogël i një biodiversiteti të larmishëm që siç shkruan gazetarja “megjithë shtrirjen e tij të vogël – 2,630 hektarë – Parku është një thesar i biodiversitetit, një vend unik ku pyjet e lisit dhe pyjet e ahut alternohen me kanione dhe burime natyrore. Dhe fauna nuk është më pak e rëndësishme, duke përfshirë ujqërit dhe arinjtë e murrmë, rrëqebullin dhe shqiponjat e arta“.

Në këtë listë, ndër të tjerë, përmendet edhe “Parku Kombëtar i Malit të Sharrit” si dhe “Parku Kombëtar i Liqenit të Shkodrës”, në pjesën malazeze.

Artikull i shkruar nga Francesca Masotti. Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu.

New & Trending

Choose a