Puka - Destinacioni i Turizmit Malor Gjithëvjetor - Into Albania

Puka – Destinacioni i Turizmit Malor Gjithëvjetor

Qyteti i qetë i Pukës prej disa vitesh është trasformuar duke u shndërruar në një destinacion të ri turistik.

Me shpellat e famshme jo larg saj, majat e maleve dhe shtigjet, hanet dhe ushqimi i mirë, uji dhe ajri i pastër janë arsye që të drejtojnë me kënaqësi drejt verilindjes. Puka këtë sezon veror do të jetë në krye të listës së ofertave të turizmit malor që ofron Shqipëria.

Për ata që nuk kanë qenë kurrë, ose të tjerë që nuk e kanë shkelur atë zonë prej vitesh, me siguri që do të mbeten pa fjalë prej qytezës së vogël alpine të Pukës. E shquar gjithmonë për pastërti, për ajër të pastër e ujë të shëndetshëm, tani Pukës i është shtuar edhe dora e ndryshimeve që e ka transformuar rrënjësisht duke e kthyer në një destinacion të ri turistik.

Nëse deri para pak kohësh kemi dëgjuar të flitet për hanet që kanë filluar të zhvillohen, të presin e përcjellin vizitorë me shumicë, për birrën e famshme Puka që mund të shijohet edhe në Tiranë e jo vetëm, këto kohët e fundit Puka është bërë e famshme edhe për ndryshimet rrënjësore që ka pësuar në pamje e në brendësi. Asnjë gjurmë e së shkuarës nuk ka mbetur në qytetin e famshëm për ajrin, mikpritjen dhe ushqimin bio.

Vitet e fundit qyteti është rigjalleruar duke ndryshuar pamjen pothuajse 70% e objekteve egzistuese, rigjenerimi i parkut të rezervuarit të qytetit dhe kjo ka sjellë një impakt pozitiv në rritjen e turizmit.

Qyteti i Pukës, foto nga Bashkia Pukë

Puka tashmë me të drejtë ka marrë emrin e qytetit alpin në veriu të Shqipërisë.

Me krijimin e Qendrës së Turizmit dhe Zhvillimit Rural, një investim unikal për mbar vendin, e cila i vjen në ndihmë, jo vetëm turizmit në tërësi, por do të shërbejë edhe si një qendër e formimit professional për guidat turistike.

Qendra e Turizmit dhe Zhvillimit Rural, foto nga Bashkia Pukë

Puka këtë sezon veror do të jetë në top listën e ofertave të turizmit malor që ofron Shqipëria. Nga Puka Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka ftuar të gjithë shqiptarët që këtë vit të vizitojnë Pukën si një mundësi e mirë pushimesh fal transfomimeve që kanë ndodhur atje.

Bujtinave të zonës i shtohen dhe 10 të tjera këtë vit, fal një projekti të bashkisë për mbështetjen e disa familjeve që kanë adaptuar shtëpitë e tyre në bujtina për pritjen e turisteve.

Një vit më parë Puka priti 6000 turistë vendas dhe të huaj duke u renditur kështu ndër zonat më të vizituara të veriut shqiptar.

New & Trending

Choose a