Qoshe Urbane - Into Albania

Qoshe Urbane

Diku një pallat shumëkatësh modern krijuar nga studio arkitekture botërore. Në një qoshe tjetër, një pallat i kohës së komunizmit lyer me bojëra entuziaste. Rrugëve të rinj hipster me smartphone që ndeshen gabimisht me tregtarë fruta perimesh që zbresin përditë nga fshatrat përreth për të shitur anës rrugës produktet e tyre. Përvoja urbane në Shqipëri është e mbushur me kontradikta interesante që ja vlejnë të zbulohen e të shihen për atë që ato janë, pasqyrë e një vendi që po modernizohet me hapa shumë të shpejtë, e që kërkon të ndërtojë një bashkëjetesë sa më të denjë mes së djeshmes dhe së sotmes.

Në qytetin më të madh të vendit, në Tiranë, këto përplasje kanë krijuar një stil urban interesant, ku mund të përjetosh brenda një ditë-nate të vetme, sa hapësirat gri komuniste e muzetë ndërtuar në bunkerë, aq edhe energjinë dhe dritat vezulluese të një metropoli që ndryshon dita-ditës.

Nga: IntoAlbania

Filtro sipas

image-title

Statuja e Skënderbeut

Tirana

Statuja e Skënderbeut është dominante dhe reflektive me sharmin e saj në të gjithë perimetrin e sheshit qëndror. Monumenti 11 metra I lartë është vepër e Odhise Paskalit, Andrea Manos dhe Janaq Paços dhe u vendos në qendër të Tiranës në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar. Sheshi gjithashtu mban [...]

Statuja e Skënderbeut

Shumë
image-title

Pazari i Gjirokastrës

Gjirokastra

Është një nga 8 lagjet më të vjetra të Gjirokastrës, që shtrihet si një rreze poshtë mureve të Kalasë. Pazari i Gjirokastrës është në rikonstruksion të vazhdueshëm për shkak të vjetërsisë dhe statusit monumental që ka në trashëgiminë kombëtare e botërore të Unesco-s. Pazari në formën që ka sot është ndërtuar reth 500 vjet më [...]

Pazari i Gjirokastrës

Shumë
image-title

Pazari i Krujës

Kruja

Është një nga zonat më të vjetra të historisë shqiptare. Ndërtimi i pazarit më të bukur dhe tërheqëse të Krujës daton rreth 400 vjet më parë. Aty nisi tregtia e lirë e tregtarëve më nam të Krujës që ofronin nga punishtet e tyre lloj mallrash. Pazari shtrihet në rrugën kryesore që të udhëheq drejt Kalasë [...]

Pazari i Krujës

Shumë
image-title

Sheshi Iliria

Durrës

Durrësi shtrihet përgjatë bregut të detit Adriatik me një vijë bregdetare domethënëse. Është një nga kryeqendrat e trashëgimisë kombëtare dhe ndërkombëtare për shkak të pozitës gjeografike, si portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor. Ai ka qenë e vazhdon të jetë një ndër qytetet më të frekuentuara të vendit, sepse bashkë me plazhin e tij dhe afërsinë [...]

Sheshi Iliria

Shumë
image-title

Pedonalja e Korçës

Korça

Askund më mirë se sa në Pedonalen e Korçës nuk mund të kuptohet përse ky qytet ka marrë namin e një qyteti romantik, plot stil dhe elegancë në mënyrën se si jeton përditshmërinë e vet. E veshur nga pemët përgjatë gjithë rrugës, me shtëpitë e ulëta, kafenetë dhe restorantet moderne, Pedonalja e Korçës është një [...]

Pedonalja e Korçës

Shumë
image-title

Memoriali “Postblloku”

Tirana

Figura e bunkerit është simbol i izolimit të periudhës së komunizmit në Shqipëri si edhe të përgjimit e vigjilencës paranojake të atij regjimi. Një bunker i vogël tashmë është vendosur edhe buzë bulevardit kryesor të kryeqytetit. Sot, ky bunker bëhet simbol i rënies së regjimit 45-vjeçar, më totalitar të Evropës. Vendosur në hyrje të ish-Bllokut, [...]

Memoriali “Postblloku”

Shumë
image-title

Pedonalja e Shkodrës

Shkodra

Pak më e shkurtër se 1 km, pedonalja shtrihet për rreth 800 m, e shtruar e gjitha me gurë dekorative. Nuk ka shumë vite që Pedonalja e Shkodrës është kthyer në një nga atraksionet turistike më të vlerësuara të vendit. Aty gjen një vend ku bashkohen e tashmja dhe e kaluara, e ku në të gjitha [...]

Pedonalja e Shkodrës

Shumë
image-title

Pazari i Ri: Një lagje...

Tirana

Një ndër lagjet rezidenciale më të vjetra dhe historike në qytetin e Tiranës, Pazari i Ri është i saporinovuar dhe rigjallëruar në vitin e fundit. Shumë prej elementeve të tij tradicionale janë ruajtur ndërsa sheshi është plotësisht i rifreskuar e tashmë ka një pamje të re e moderne. Prejardhja e emrit të lagjes është pazari [...]

Pazari i Ri: Një lagje...

Shumë
image-title

Parku i Liqenit

Tirana

Parku i Liqenit mbetet një nga destinacionet më të frekuentuar të fundjavës! Shëtitje në natyrë, lojëra në këndin e fëmijëve, hapësirë për të lexuar, një shfaqje artistësh të rinj në Teatrin e Hapur, lojërat për të rritur në fushat shumësportëshe, dhe shumë mundësi të tjera për tu kënaqur gjenden pikërisht këtu. Liqeni ofron peizazhe tejet tërheqëse. [...]

Parku i Liqenit

Shumë
image-title

“Reja” e Fujimotos

Tirana

“Reja” e Fujimotos është një instalacion gjigand përballë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Një vepër e krijuar për Serpentine Pavilion 2013, kur “reja” u instalua në Londër për herë të parë, kjo strukture artificiale me shufra çeliku të bardhë, të gjithëve ju ngjasonte në mënyrë të çuditshme me fenomenin natyror më të butë në [...]

“Reja” e Fujimotos

Shumë
image-title

Pedonalja e Tiranës

Tirana

Pedonalja e Tiranës është një tjetër vend ku, përveç kafeneve dhe restoranteve, gjen një konfiguracion interesant pikash bashkëkohore, kulturore e historike, për tu vizituar. Këtu, familja mund të parashikojë të kalojë një ditë të tërë larg makinave e rreth njerëzve! Si fillim, kemi Kalanë e Tiranës në zemër të Pedonales, me rrënoja 350 vjeçare, e [...]

Pedonalja e Tiranës

Shumë
image-title

Monumenti “Nëna Shqipëri”

Tirana

Hyrja lindore e qytetit identifikohet fort nga një prej objekteve më të rëndësishëm të kujtesës kombëtare: Varrezat e Dëshmorëve dhe monumenti “Nëna Shqipëri.” Ndërtuar mbi një kodrinë, në këtë kompleks monumental prehen eshtrat e 900 partizanëve. Kompleksi monumental është i dukshëm për çdo udhëtar që vjen apo del nga Tirana. Monumenti prej betoni, 12 metra [...]

Monumenti “Nëna Shqipëri”

Shumë
image-title

Teatri Turbina

Tirana

Shumë pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” të apasionuarit e skenës dhe interpretimit gjejnë Teatrin “Turbina”, apo siç është pagëzuar më artistikisht, “arTurbina”. Teatri i ri i Tiranës me emërtim vibrant bashkon të gjithë kompleksitetin që lidh skenën dhe spektatorin. Teatri “Turbina” në vetvete është një impiant modern skenik. Ndërtesa u rigjallërua duke ndryshuar destinacionin e godinës [...]

Teatri Turbina

Shumë
image-title

Monumenti i “Skënderbeut”

Kruja

Përtej Kalasë, prania e Skënderbeut mund të vërehet edhe në zemër të qytetit të Krujës, falë skulpturës së Janaq Pacos, përuruar më 28 nëntor 1959. Nga Kruja në Tiranë, nga Prishtina në Romë e në plot kryeqytete të tjera të botës, statuja e Skënderbeut mbi kal apo bustet e tij janë dëshmi e famës dhe [...]

Monumenti i “Skënderbeut”

Shumë
image-title

Sfinksi

Durrës

Nëse shkon në Durrës, duhet patjetër të kalosh nga Vollga, shëtitorja ku asnjëherë nuk mungojnë turistët, lojërat për të rritur e fëmijë, restorantet e peshkut ose ato me kuzhinë italiane, piktorët, muzikantët dhe artizanët në trotuar. Në hyrje të shëtitores, një urë moderne ju çon tek Ventus Harbor Hotel, ku mund të zgjidhni mes një [...]

Sfinksi

Shumë
image-title

Vila e Enver Hoxhës

Tirana

Zona e ish-Bllokut përbën një nga kuadratet më interesante dhe dinamike të Tiranës. Urbanistika e re dhe arkitektura e trashëguar ndërthurën, pas viteve ’90, historinë komuniste dhe çfarë erdhi pas asaj. Në kërthizë të këtij kuadrati është ndërtuar Vila e Enver Hoxhës. E rrethuar nga kangjella të lehtë metalikë dhe e shtrirë në një hapësirë [...]

Vila e Enver Hoxhës

Shumë
image-title

Obelisku i Besëlidhjes në Lezhë...

Lezha

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë është edhe Kuvendi i Lezhës, i thirrur nga Skënderbeu pranë Katedrales së Shën Kollit në 2 mars të 1444, për të bashkuar princat shqiptarë. Kuvendi i Lezhës ja doli të krijonte për herë të parë një ushtri të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu, që ishte [...]

Obelisku i Besëlidhjes në Lezhë...

Shumë

Zhvilluar nga Frakton & Dizenjuar nga project.graphics