Receta të Thjeshta: Sallatë me Ton dhe Fasule - Into Albania

Receta të Thjeshta: Sallatë me Ton dhe Fasule

Plot me proteinë dhe Omega-3, sallata me ton dhe fasule ështe e shëndetshme, e freskët dhe e shijshme, e lehtë për t’u përgatitur, dhe kërkon përbërës të cilët i gjeni lehtësisht në kuzhinën tuaj.  

Përbërësit

1 qepë të kuqe, të prerë hollë

1 lugë të madhe dhe 1 lugë të vogël uthull të kuqe

1 pako ton (pa ujë apo vaj)

200 gr. fasule të bardha

2 lugë të mëdha majdanoz të prerë hollë

3 gjethe sherebeli të prera hollë (nëse keni)

 Kripë dhe piper

1 thelpi hudhër, e prerë hollë

½ lugë të vogël mustardë (dizhon)

3 lugë të mëdha vaj ulliri

1 lugë të madhe  kos të freskët

1/2 kastraveci (të gjatë), të prerë hollë e për së gjati

Përgatitja e fasuleve

Vendosni fasulet në një enë të mbushur me ujë të freskët dhe lëreni ujin të vlojë, duke i zmadhuar dhe nxjerrë fasulet njëra pas tjetrës në sipërfaqe. Mbyllni sobën dhe kullojini. Përsërisni të njëjtin proces. Mbuloni fasulet me ujë të freskët (shtoni pak kripë për të zbutur lëkurën e fasuleve) e lërini të ziejnë për rreth 45 minuta – 1 orë. Kur të kenë zierë, vendosini mënjanë ndërsa përgatisni sallatën   

Përgatitja e sallatës

Vendosni qepën në një tas dhe shtoni 1 lugë të vogël uthulle dhe ujë të ftohtë sa për ta mbuluar. Lëreni të qendrojë për 5 minuta. Kullojeni dhe shpëlajeni qepën me ujë të ftohtë, pastaj thajeni me letra kuzhine.

Në një tas të mesëm, kombinoni tonin, fasulet, qepën, sherebelin dhe majdanozin.

Në një tas të vogël, përzieni së bashku uthullën e mbetur, kripën sipas shijes, piperin e zi, hudhrën dhe mustardën dizhon. Më pas shtoni dhe përzieni vajin e ullirit dhe kosin. Në fund shtoni tonin dhe fasulet dhe shërbeni me feta kastraveci.

Përshtatje e recetës Tuna and Bean Salad botuar në NYT Cooking.

New & Trending

Choose a