Rekomanduar nga Enkel Demi: 8 tituj nga autorët shqiptarë, për t’u lexuar këtë panair. - Into Albania

Rekomanduar nga Enkel Demi: 8 tituj nga autorët shqiptarë, për t’u lexuar këtë panair.

Enkel Demi, si shkrimtar, u shfaq si zbulim në letërsinë shqiptare bashkëkohore, jo vetëm në kuptimin më të parë të fjalës, duke qenë se fillimisht mendoi të rrinte i fshehur pas pseudonimit Tom Kuka, me të cilin tashmë ka publikuar tre romane; por edhe për stilin e veçantë dhe mbërthyes të të rrëfyerit, si dhe historitë që përzgjedh të tregojë. Pas “Hide mbi kalldrëm” dhe “Gurët e vetmisë”, një tjetër roman, me titull poetik, i shtohet bibliografisë së Tom Kukës: “Ora e ligë”. Dhe ndërsa ne ju sugjerojmë me shumë entuziazëm ta përfshini në listën tuaj të blerjeve këtë panair, ju ftojmë të zbuloni cilët janë librat e autorëve shqiptarë, rekomanduar nga Enkel Demit:
1. “Diktatori në kryq”, nga Mira Meksi: një roman i rrallë që çmitizon një periudhë të tërë të historisë shqiptare, gjë që e kthen diktatorin në një portret të dh…rë mizash.

Kopertina e librit, burimi Aladini.al

2. “AtdheDashuri”, përmbledhje poetike nga Andi Bejtja. Një rrugëtim mes vargjesh si doracak jetësor i këtij poeti të jashtëzakonshëm.

3. “Dëmtuar gjatë rrugës”, nga Besnik Mustafaj: një rrëfim i jashtëzakonshëm i birit që e sheh botën nga sytë e nënës. Qyteza, shtypja, liria, humori i zi dhe një palë opinga që porositen për Hrushovin.

Kopertina e librit, burimi Bukinisti.al
Kopertina e librit, burimi Bukinisti.al

4. “Lavjerrësi i qytetit”, nga Zija Çela që ndërton një qytet si Burgasi, ku të ndershmit dhe të pandershmit kokolepsen duke shembur ligjësitë e jetës së mëparshme dhe shpikur një realitet turbullues që vlon në kokën e shkrimtarit.

5. “15 ditë prilli”, nga Anisa Markarian: na udhëheq në botën e vjetër, por të ndërtuar me arkitekturën e sotme. Mendimtari dhe diktatura, absurdi dhe liria që vdes në Urth dhe të kthehet urth për stomakun.

6. “69 gra”, nga Arbër Ahmetaj: një përmbledhje me tregime që janë copëza jete mjeshtërisht të shkruara sa në Tropojë, sa në Gjenevë.

Kopertina e librit, burimi Bukinisti.al

7. “Rutina perfekte”, nga Artan Gjyzel Hasani, vjen me një përmbledhje tregimesh që e kthejnë vetminë në një lumë, ku uji vërshon.

Kopertina e librit, burimi Amazone.com
Kopertina e librit, burimi Amazone.com

8. “Tirana e nonës”, nga Blendi Fevziu, tregon historinë e Shqipërisë, të një familjeje të madhe, por nëpërmjet kujtimeve që e lidhin me tre gratë më të rëndësishme të jetës së tij.

New & Trending

Choose a