Restorantet më të mira në Lezhë - Into Albania

Restorantet më të mira në Lezhë

Rritja e popullaritetit të qytetit i detyrohet shumë dhe traditës gastronomike, falë risjelljes në mënyrën më moderne të mundshme të kuzhinës shqiptare. Kur të hyni në Lezhë, përgatituni për të patur vetëm vështirësinë e zgjedhjes së vendit ku do të kaloni një drekë apo darkë plot shije.

1. Fishtë – Mrizi i Zanave

Pranë Lezhës, ky restorant është kthyer me kalimin e kohës në një legjendë të vërtetë të kuzhinës shqiptare, dhe jo pa arsye. Si një nga restorantët më krijues e autentik të Shqipërisë, të gjesh një tavolinë aty për aty është e pamundur, ndaj duhet patjetër të rezervoni më përpara. Do ishte mirë që menunë t’ja linit në dorë kamarierëvë, të cilët servirin pjatat e sezonit të kombinuara në një mënyrë perfekte. Djathi i freskët, lëngu i shegës apo reçeli i shtëpisë këtu janë thjesht art më vete. Mishi, më i miri që keni ngrënë ndonjëherë në jetën tuaj. Për të gjithë ata që duan që eksperienca e Mrizit të mos mbarojë shpejt, mund të kaloni mbrëmjen në një nga dhomat e hotelit që i është bashkangjitur restorantit, e të shijoni turin e ushqimit apo verërave pa u merakosur për kalimin e orëve!

Mrizi i Zanave, foto nga IntoAlbania.

Adresa e internetit: mrizizanave.com/mrizi/.
Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 69 210 8032

2. Rapsodia

Është padyshim një nga emrat më të rëndësishëm të kuzhinës shqiptare, falë mjeshtërisë së shefit Alfred Marku. Pjatat janë aq të shijshme e spektakolare, sa të shumtë janë ata që bëjnë me dhjetra kilometra vetëm për të ardhur këtu. Sigurohuni të bëni një telefonatë për të rezervuar tavolinën.

Adresa e internetit: rapsodia.al
Për hartën kliko këtu.
Tel: +35568947771

3. Trëndafili Mistik 

Restoranti ndodhet në një pikë strategjikë të rezervatit natyror Kune –Vain –Tale, ku peizazhet mbresëlënëse ndërthuren me një gatim plot shije.

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 68 226 7107

4. Restorant Peshkatari

Restoranti rrethohet nga uji i Lagunës së Kune – Vain – Tale, dhe ofron bashkë me menunë e peshkut edhe disa pamje tejet të bukura që do e bëjnë qëndrimin aty vërtet unik. Ndodhet në zonën e quajtur Ishulli i Shëngjinit.

Për hartën kliko këtu.
Tel: +355 69 392 5744

5. Restorant Detari

I votuar si restoranti më i mirë në zonën e Shëngjinit, ky vend do t’ju habisë me oktapodin e shijshëm dhe peshkun e përgatitur në skarë.

Për hartën kliko këtu.

6. Restorantet e Lagunës së Patokut

Pranë Lezhës ndodhet dhe Laguna e Patokut, ku do mund të gjeni disa restorante mjaft tërheqëse të ndërtuara në disa kasolle mbi ujë, ku serviret peshku i  freskët. Për hartën kliko këtu.

Restorante në Lagunën e Patokut, Lezhë, foto nga IntoAlbania.

 

New & Trending

Choose a