Restorantet më të mirë të Sarandës - Into Albania

Restorantet më të mirë të Sarandës

Ky qytet, i ngopur gjithë vitin nga dielli dhe deti, është për çdo turist një ndalesë e këndshme që të shijon edhe në ushqim. Restorante me kuzhinë mesdhetare, kreperi me traditë të fituar bukur, gatime tradicionale të kuzhinës shqiptare dhe asaj ballkanike, gjithçka është e freskët dhe nga sezoni në sezon menuja vetëm pasurohet. Ambiciet janë të mira nga pronarët e bareve dhe restoranteve që kanë vendosur të rrisin ndjeshëm cilësinë e ushqimit dhe pijeve, duke i mirëpritur udhëtarët në gjirin e bukur përballë Korfuzit.

Mare Nostrum

Duke zënë vendin e parë ndër restorantet më të mirë të Sarandës në TripAdvisor, ky është restoranti ku duhet të ndalosh për të provuar delikatesën e prodhimeve të detit. Ashtu si nënkupton edhe emri i tij në latinishten e vjetër, ky restorant është klasik në menunë dhe cilësinë e tij të lartë. Në bulevardin kryesor të qytetit, restoranti të ofron gatime të thjeshta por edhe luksoze, që ndërthurin mesdheun dhe ballkanin. Atmosfera është e qetë dhe e këndshme në këtë vend modern. Shefi i restorantit eksperimenton me menunë e tij duke shtuar shpesh pjata dhe shije të reja!

Tel: +355 85 224 342
Për hartën kliko këtu.

Gërthëla

Ky restorant është vendi ideal për gatime të shijshme e të freskëta peshku. Pasta të ndryshme me fruta deti, sallata plot shije kallamari të freskët, e një shërbim i shpejtë dhe i edukuar. Nëse doni të hani te vendi më i preferuar i sarandiotëve, Gërthëla është emri që duhet të mbani mend!

Tel: +355 69 621 5643
Për hartën kliko këtu.

La Petite

Intim dhe i veçantë, me plot pjata e shije të freskëta e moderne, La Petite është vendi për tu ushqyer mirë dhe shëndetshëm. Për këtë arsye, ky vend aspak tipik, radhitet i dyti në listën e restoranteve më popullorë të Sarandës në Tripadvisor. Për të gjithë ata që duan të ruajnë peshën e të mos marrin shumë kalori gjatë verës, ju rekomandojmë ta kërkoni si destinacion. Ushqime deti, gatime kontinentale, kuzhinë vegane, çmime konkuruese.

Tel: +355 69 533 2243
Për hartën kliko këtu.

Limani

Restorant Limani është një tjetër ndalesë në bulevardin kryesor me një kuzhinë të plotë mesdhetare shërbyer pastër dhe sjellshëm nga stafi. Është një nga vendet popullorë të Sarandës nga hapësira dhe shumëllojshmëria e ushqimeve, ëmbëlsirave e akulloreve. Çmimet janë të mira dhe vendndodhja e restorantit të kursen kohën kur je i uritur. Ndërsa pret ushqimin shijon valët që luajnë me bregun, pak metra larg teje në shëtitoren buzë restorantit.

Tel: +355 85 225 858
Për hartën kliko këtu.

Rustico

Restoranti Rustico ndodhet në brendësi të Sarandës, me një kuzhinë që harmonizon zgarën e prodhimeve të detit me shijet e pjatave tipike ballkanike. Mish ose peshk, antipasta të ngrohta apo të ftohta, mjafton të hysh në “Rustico” dhe të shfletosh menunë. Do ta kesh të vështirë të zgjedhësh!

Tel: +355 69 528 1473
Për hartën kliko këtu.

Harmony

Nëse kërkon më shumë delikatesë padyshim të rekomandojmë restorantin Harmony. E nis me një aperitiv të freskët dhe më pas urinë e shuan me një shumëlllojshmëri gatimesh, duke filluar nga sallatat shumëngjyrëshe, pjatat e pasura me fruta deti, e deri tek ëmbëlsirat e kombinuara me frutat e stinës. Një gotë verë të kuqe për gatimet e ngrohta mesdhetare, ose një gotë rozetë për të shoqëruar sallatat e ftohta të detit. Restorant-Hotelin Harmony i gjen në dalje të Sarandës, drejt rrugës së Butrintit.

Tel: +355 68 900 2117
Për hartën kliko këtu.

Central

Në këtë restorant, jo larg portit, stafi është miqësor dhe i kualifikuar, atmosfera relaksuese dhe muzika po kështu. Mund të qëndrosh brenda në restorant në orët e pikut të vapës, ose mund të shijosh zhurmat e qytetit në mbrëmje, duke rrotulluar në gojë verën e zgjedhur me kujdes e cila u përshtatet në mënyrë ideale pjatave të shumëllojshme me peshk e fruta deti. Ju bëftë mirë!

Tel: +355 69 656 5944 / +355 69 210 7421
Për hartën kliko këtu.

Kalaja e Lëkurësit

Për një eksperience që bashkon hitorinë, peisazhin dhe shijen e ushqimit, duhet të shkoni në Kalanë e Lëkurësit. Me një pamje të mrekullueshme deri në brigjet e Greqisë fqinje, të rekomandojmë të shijosh kuzhinën e restorantit pasuruar kohët e fundit me gatime ndërkombëtareDarkat janë të paharrueshme mbi Kala, aperitivët dhe koktejljet shumëngjyrësh freskojnë etjen e ditës së nxehtë buzë Jonit. Por, vlera e vërtetë e këtij vendi mbetet pamja me të cilën shoqërohet e gjithë eksperienca.

Tel: +355 69 537 2300
Për hartën kliko këtu.

Source: albaniatours.al

New & Trending

Choose a