Restorantet më të shijshme të peshkut në Durrës - Into Albania

Restorantet më të shijshme të peshkut në Durrës

Durrësi është një nga ata qytete që nuk mbeten kurrë pa vizitorë! Edhe gjatë vitit, kur sezoni i plazhit ende nuk ka nisur apo sapo ka përfunduar, Durrësi është destinacioni më i vizituar i vendit. Arsyeja është e thjeshtë. Aty tashmë është krijuar një traditë e gjatë e kulinarisë së peshkut e frutave të detit e tashmë në Durrës gjenden disa nga restorantet më të shijshme të kuzhinës së detit. Më poshtë, do të gjeni listën e atyre që duhet të mbani në konsideratë gjatë vizitës tuaj të ardhshme.

Vertigo

Menuja e pasur dhe pamja fantastike e bëjnë qëndrimin në këtë restorant vërtet  një përvojë unike.  Vizita e këtij vendi tashmë është kthyer gati në një atraksion turistik më vete, e ngjashme me vizitën te Kulla Veneciane apo Sfinksi.

Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: vertigo.al

Gusto di Mare & Sushi Time

Po t’i referohemi komenteve të Tripadvisor, duket se është pikërisht ky restoranti më i votuar në Durrës. Kjo mund të jetë për arsye se ky restorant ka kombinuar në mënyrë të përkryer tradicionalen me ekzotiken, mesdhetaren dhe aziatiken. Gjen specialitete nga të dyja në menunë e pasur të këtij restoranti!

Për hartën kliko këtu.

Aragosta

Falë poziconimit anës detit, me puhizën e këndshme që vjen gjatë muajve të ngrohtë në verandën e tij, duhet shumë pak për t’u kënaqur e shplodhur në këtë restorant. Këtu së fundmi ofrohen edhe pica nga më të ndryshmet por protagonisti i pjatave më të mira mbetet aragosta. Restoranti ofron edhe një përzgjedhje të verave më të mira shqiptare dhe ndërkombëtare.

Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: aragosta.al

Charlie Max Marina

Arkitektura sa moderne aq edhe mesdhetare, gatimi i shkëlqyer i peshkut e frutave të detit, e panorama spektakolare të detit dhe Durrësit janë elementet kryesorë që e bëjnë këtë restorant një nga më të pëlqyerit në qytet. Por, ky vend shquhet edhe për shërbimin e mirë si edhe ambientin e qetë dhe mikpritës.

Për hartën kliko këtu.

Restorant Piazza

Merluc, Orata apo Gaforre, janë vetëm disa nga produktet e shkëlqyera të detit që do të gjeni në restorantin që ndodhet në Sheshin Taulantia. Ky restorant klasik, i nivelit të lartë dhe me çmime të arsyeshme është ambient perfekt për familjet!

Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: restorantpiazza.com

Picante

Pasi punoi në disa nga restorantet më prestigjioze të Milanos, shefi Gazmir Mane vjen në Durrës përmes artit të pjatave të tij, ku nuk mungojnë ato me bazë prodhimesh deti. Restoranti modern ka edhe disa nga pamjet më të bukura të detit.

Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: picante.al

Restorant Oaz

Era e detit dhe gatimi plot shije e bëjnë këtë restorant një nga më të preferuarit përgjatë vijës bregdetare. Klientët e këtij restoranti lavdërojnë ingredientët e freskët, duke përfshirë prodhimet e detit por edhe frutat e perimet, si edhe verën e mirë të vendit.

Për hartën kliko këtu.

Rifat Peshkatari                

Nëse jeni i apasionuar pas detit, varkave, peshkimit e produkteve të freskëta të detit, nuk duhet ta lini pa vizituar këtë restorant që ndodhet në Rrugën e Plazhit sapo zbret Urën e Dajlanit.

Për hartën kliko këtu.

Gogo

Këtu, qoftet e peshkut dhe vera janë nga më të mirat në qytet. Uluni në një tavolinë me pamje nga deti dhe lërjani shefit në dorë t’ju surprizojë me krijimet e tij fantastike!

Për hartën klikoni këtu.

Restorant Apollonia – Hotel Adriatik

Një nga emrat më të njohur të turizmit shqiptar, ky vend është tashmë institucion i qutetit e vetëm për këtë arsye duhet provuar patjetër! Hoteli Adriatik në Durrës është me 5 yje në të gjitha drejtimet, e këtu nuk përjashtohet restoranti ku spikat dhe menuja e peshkut.

Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: adriatikhotel.com/al

2 Kitarrat

Restoranti cilësor është vetëm një nga arsyet se përse ky Hotel Boutique Spa gëzon një famë që shkon përtej Durrësit. Kuzhina italiane përfshin picat dhe gatimet me fruta deti të freskëta por elementi mbizotërues në këtë restorant, dhe ai që bën çdo klient të rikthehet në mënyrë besnike, është atmosfera plot gjallëri, me muzikë live pothuajse çdo mbrëmje.

Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: 2kitarrat.com

Monun

Vendndodhja pranë detit dhe menuja e pasur e bëjnë këtë restorant një nga më të frekuentuarit të zonës. Atmosfera është e thjeshtë, me pamjen e detit që shfaqet e tëra përtej vetratës apo verandës së restorantit, dhe pjatat të freskëta e moderne, në shije e prezantim.

Për hartën kliko këtu.

Fresh Fish

Ashtu si tregon edhe emri, peshku i freskët serviret me mjeshtëri në këtë restorant pranë Shkëmbit të Kavajës. Freskia e produkteve bën që pjatat krudo me karkaleca apo carpaccio të jenë nga më të mirat, por klientët ngulin këmbë se këtu çdo pjatë është fantastike!

Për hartën kliko këtu.

New & Trending

Choose a