Restorantet më moderne të Tiranës - Into Albania

Restorantet më moderne të Tiranës

Shqipëria është djalli për ata nga ne të cilët dashurojmë ushqimin! Dhe, ashtu siç e dimë të gjithë, djallit vështirë se i rezistohet. Në vetvete, ushqimi Shqiptar kombinon elementët më të shijshëm nga vëndet fqinje si Italia, Greqia apo Turqia. Pra, ndërkohë që shijoni ushqimin shqiptar, dijeni se në të njëjtën kohë po përjetoni pjesë të Adriatikut, Mesdheut, Egjesë dhe Jonit. Thënë kjo, nuk diskutohet se Shqipëria ofron edhe një shumëllojshmëri të madhe të shijeve ekzotike të gjithë botës – vetëm kuzhina Shqiptare do të mjaftonte por, në fushën e ushqimit, Shqipëria është një djall bujar. Lista më poshtë përfaqëson një përzgjedhje të kujdesshme të restoranteve më të mirë me menu të kohës në Tiranë. Kemi shkuar, shijuar, dhe përjashtuar të gjithë ato vende me çmime të paarsyeshme krahasuar me cilësinë dhë, në vend të tyre, kemi përfshirë gjithë ato vendet sekrete të cilat i dinë më mirë vendasit. Kjo nuk është menu standarde. Ju bëftë mirë!

Estia

Estia vlerësohet nga vendas e të huaj për rimodelimin plot shije të vilës ku ndodhet si edhe ushqimin e jashtëzakonshëm e të papritur Mesdhetar. Një vend intim, larg qendrës së qytetit me një prej shefëve të kuzhinës më të njohur në Shqipëri. Menuja ndryshon shpesh por pjatat e tokës e të detit mbeten nga më kreativet.

Tel: +355 69 204 9133.
Për hartën kliko këtu.

Umami

Mbahet si vendi më luksoz! Umami është restorant me stil modern e, ashtu si interieri, është edhe ushqimi: modern adhe eksperimental! Shërbimi e sugjerimet e stafit janë gjithmonë të sakta e po ashtu edhe përzgjedhjet e verës. Edhe këtu do të këni rastin të realizoni fantazinë e të qënit juri në Master Chef!

Tel: +355 69 694 5555

Për hartën kliko këtu.

Salt

Një restorant-bar i cili ofron kuzhinë mesdhetare te kombinuar me disa shije te ndryshme aziatike si edhe plot lloje pijesh alkoolike. Mbit ë gjitha, ky restorant ka pjatën me Tempura më të mirë në qytet si edhe shërben sushi të freskët. Vendi modern ndodhet brenda një vile në bllok ku, pasi të mabroni darkën, mund të ngjiteni në tarracën me kopësht e të shijoni një prej shumë kokteileve në menu.

Tel: +355 69 400 0013.
Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: salt.al

Gambero Gourmet

Cilësia e parë e produkteve, fjala e fundit e teknologjisë që përdoret në kuzhinë, dëshira e shefave të kuzhinës për të sjellë më të mirën tek ju por jo vetëm, mbi 140 etiketa verërash të ndryshme përbëjnë luksin e vërtetë në “Gambero Gourmet”. Vendi i duhur për të shijuar një ushqim të shijshëm e të gatuar me pasion, të shoqëruar më së miri me një verë të zgjedhur midis etiketave më të njohura italiane, spanjolle e franceze. Lexo artikullin tonë të dedikuar duke klikuar këtu.

Fileto levreku me asparag dhe krem qiqre. Foto nga Gambero Gourmet.

Tel:+355 48 845 634
Website: gamberogourmet.com.
Për hartën kliko këtu.

The Home

“Shtëpia” është një prej thesareve sekrete në qytet. Ata që e njohin mirë qytetin, njohin edhe kuzhinën e jashtëzakonshme të këtij vendi, duke filluar nga picat deri tek mishi i freskët e ëmbëlsirat e shijshme. Duket tradicional por e vërteta është se ky vend është eksperimental. Një prej surprizave në këtë restorant është tako me karkalec, më i mirë në Shqipëri! (ka edhe me kërmij!) Shijoni verandën me ndriçim të kendshëm, e cila mirëpret çiftet po aq sa grupet e mëdha e familjet. Shtëpia e të gjithëve!

Tel: +355 68 207 1989.
Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: thehome.al.

Tëduktu

Tëduktu është një nga ato vendet që e kupton sapo hyn se i kishte munguar gjithmonë Tiranës. Falë një interior design-i të kuruar deri në detaj, e një menuje të studiuar për të qenë sa e shëndetshme po aq edhe e shijshme, Tëduktu po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje. Konceptuar me premisën se syri do pjesën e vet, sapo hyn një murale moderne të pret, e shoqëruar nga mobilje dhe elemente të tjerë dekori nga të cilat një pjesë janë në shitje. Kjo krijon një hapësirë sa konsumi me shije, aq edhe ekspozimi arti që vjen përherë ndryshe. Pozicionuar në rrugicën mbrapa Piramidës, Tëduktu është një oaz artistik që tek sa të ofron të gjithë shkëputjen e nevojshme nga zhurma e qytetit, ironikisht është pozicionuar në një nga zonat më të zhurmshme e moderne të tij.

Opium Sushi Bar

Ndodhet pranë bulevardit kryesor të Tiranës, brenda kompleksit të kinemasë Milenium, dhe ofron varietetin më të mirë të sushit në qytet. Disa hapa më tej ndodhet pedonalja duke e kthyer këtë në rastin ideal për një darkë, shëtitje dhe film. Bonus: në verë e pranverë, ky restorant zhvendoset në vilën e vjetër aty pranë ku mund të shijoni sushi dhe sake në verandën me pamje nga perëndimi i diellit e kopshtet aty pranë.

Tel: +355697028066.
Për hartën kliko këtu.

A la Sante

Përkthyer “Për shëndetin!”, ky emër vjen nga dollia e njohur Franceze. Një vend i thjeshtë por i rrallë, ky restorant gjendet brenda në bllok por larg rrugëve të tij të zhurmshme e, për këtë arsye, ofron një hapësirë intime ku mund të shijoni menunë e shëndetshme me kuzhinë Franceze me elementë të kuzhinës së Lindjes së Mesme. Restoranti ofron mishin më të freskët në Tiranë, të gatuar në mënyrë të shëndetshme si edhe sallatën e shkëlqyer tabouli me karakleca krudo, e cila nuk gjendet në vend tjetër. Gjithashtu vera, shërbimi dhe çmimi i arsyeshëm duhen përmendur!

Tel: +355 69 851 1112.
Për hartën kliko këtu.
Adresa e internetit: alasante.al

 

New & Trending

Choose a