Rikthehen Festivalet Turistike në Bregdet - South Outdoor, Unum, Kala, dhe Turtle Fest - Into Albania

Rikthehen Festivalet Turistike në Bregdet – South Outdoor, Unum, Kala, dhe Turtle Fest

Ditët e bukura me diell dhe rizgjimi gradual i natyrës në këtë stinē, na kanë bërë të gjithëve të fantazojmë, e të thurrim plane, edhe pse me pak droje nga frika se mos nuk na realizohen, pēr pushimet e verës, për fundjavat në bregdet, me një kokteil në dorë dhe një muzikë relaksuese në sfond.

Pikërisht në fillim të janarit, kur në Shqipëri nisën të prezantoheshin ofertat turistike të sezonit veror dhe festivalet e suksesshëm të kthyer tashmë në traditë, bota prezantohej me Covid-19.

Pas pezullimit fillestar të planeve për mbajtjen e këtyre festivaleve, tashmë stafet organizative janë rikthyer me propozimet e reja, në të tjera data.

Kēshtu, mund të deklarojmë zyrtarisht të hapur sezonin turistik veror.

South Outdoor Festival

Është festa e sporteve në natyrën fantastike të bregdetit shqiptar, gërshetuar me traditën në dimension të gjerë, pa lënë pas muzikën e mirë dhe artistët e huaj dhe vendas. Ishte planifikuar të mbahej në fund të prillit por planet kanë ndryshuar në përshtatje të situatës.

IntoAlbania bisedoi shkurtimisht me Drejtorin Artistik të South Outdoor Festival, z. Bledar Leka, i cili na qetësoi se nuk ka asnjë plan të prishë festën: “Ne jemi shumë të vendosur që ta organizojmë këtë vit eventin dhe jo ta anulojme, kjo edhe për të ndihmuar situatën e keqe që po krijohet në turizëm për shkak të situatës”. Duke dashur të ofrojë një ambient sa më të sigurtë dhe të përshtatshëm për ta shijuar siç duhet festivalin ai sqaron: “Na duhet të presim mbi vendimet e qeverisë në lidhje me aktivitetet dhe eventet ku ka grumbullim njerëzish para se të vendosim datën e re. Vendi mbetet i njejtë, fshati Borsh.

Unum fest

Çeljen e vonuar për shkak të situatës, e bën festivali që do tē mbahet për të dytin vit rradhazi, në brigjet e Shëngjinit, Unum Fest, te Rana e Hedhun. Nga 28 maji deri më 1 qershor, muzikë pa pushim nga 30 artistë nga vendi dhe bota dhe festë e garantuar. Për informacione më të hollësishme dhe bileta, mund të vizitoni faqen zyrtare të festivalit.

Kala fest

I programuar fillimisht per ne muajin qershor,, tashmë ka ndyshuar edhe plani i orhanizatorëve të Kala Fest që pērfundimisht do të mbahet në shtator, për një javë, nga data 9 deri në datë 16. Siç njoftohet në profilin zyrtar të festivalit, në fb, “pas gjithë veshirësive u bë i mundur koordinimi i të gjithë artistëve pjesmarrës në shtator”.

KALA fest. Burimi: facebook.com/kalafestival/

South

Turtle Fest

Ndërsa mbetet ende për t’u vendosur data e festivalit më jetëgjatë të jugut të Shqipërisë, që bën bashkë muzikën dhe panoramën përrallore të bregdetit në Drimadhë, mund të shijojmë shfaqjet e përditëshme online të artistëve dhe bashkëpunëtorëve të këtij projekti në profilin zyrtar të “breshkës” në Facebook, me bindjen e plotë se ajo vjen avash në destinacion, por ama është e pandalshme.

IntoAlbania ka nisur prej kohësh fushatën #pushimenëshqipëri ndaj rrëmbejmë këtë rast për të rinovuar ftesën për të shpenzuar pushimet në vend.

New & Trending

Choose a