Rizgjimi i Bibliotekave të Lagjes - Tradita që po Kthen Lexuesin Tek Libri - Into Albania

Rizgjimi i Bibliotekave të Lagjes – Tradita që po Kthen Lexuesin Tek Libri

Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë të ndryshimit që kanë pësuar bibliotekat publike, në lagjet e Tiranës. Të krijuara dhe konceptuara sipas një forme të njëjtë estetike, me ngjyrën e verdhë të fortë që të tërheq sa e shikon, ato ofrojnë në brendësi mjedise sa të ngrohta e paqësorë, aq dhe pozitive.

Nëse doni të kuptoni mënyrën e të jetuarit, kulturën, e traditën e një qyteti, nuk e gjeni vetëm tek stili i të veshurit, apo çfarë lokalesh frekuentohen, por duhet të prekni bibliotekat.

Biblioteka “Musine Kokalari”. Foto nga IntoAlbania.

Synimi i rihapjes së bibliotekave të lagjes, është rikthimi i vitalitetit, në mënyrë të tillë që të ndërgjegjësojnë qytetarët ndaj kulturës së leximit, në një kohë kur flitet shpesh për humbjen e raportit libër-lexues. Në ditët e sotme katër prej bibliotekave janë në funksion të plotë, ndërkohë katër të tjera janë në punime e sipër për t’ju dhënë imazhin e ri si dhe për t’u pasuruar me titujt e shumtë. Si një hapsirë që synon zhvillimin e njohurive, ato po rigjejnë funksionet e tyre, jo vetëm si ambjente leximi, por dhe në hapsira studimore e takime të ndryshme me njerëz të botës së penës.

Biblioteka “Hamit Beqaj”. Foto nga IntoAlbania.

Biblioteka “Musine Kokalari”

Biblioteka “Musine Kokalari”, është ndër të parat ambjente të rikonstruktuara dhe ndodhet përgjatë unazës, në afërsi të shkollës Vasil Shanto. E rihapur në fillim të vitit 2018, ajo ka ekzistuar si  bibliotekë që në vitin 1968. Në të mund të gjesh të gjitha zhanret si roman, novelë, tregime e poezi, nga letërsia shqipe dhe e huaj. Klikoni këtu për të gjetur vendodhjen.

Biblioteka “Musine Kokalari”. Foto nga IntoAlbania

Biblioteka “Musine Kokalari”. Foto nga IntoAlbania

Biblioteka “Petro Zheji”

Biblioteka “Petro Zheji” e pozicionuar përballë shkollës Harry Fultz, në brendësi të lagjes, ka marrë një formë të re duke u shëndërruar në një ambjent të ngrohtë të dijës. Si bibliotekë ajo nuk është mbylluar asnjë ditë që nga data e krijimit në vitin 1973 dhe sot e kësaj ditë në të mund të gjesh fondin e librave si të vjetër ashtu dhe të rinj. Klikoni këtu për të gjetur vendodhjen.

Biblioteka ‘Petro Zheji”. Foto nga IntoAlbania.

Biblioteka ‘Petro Zheji”. Foto nga IntoAlbania.

Biblioteka ‘Petro Zheji”. Foto nga IntoAlbania.

Biblioteka “Hamit Beqaj”

Mund të themi që është një ndër bibliotekat më të mëdha dhe më aktivja në organizimin e aktiviteteve që kanë për bazë librin. Kjo bibliotekë është afër shkollës së Kuqe, dhe dikur ka qenë salla e leximit nr 3 të Bibliotekës Kombëtare. E ndarë në 3 mjedise, salla e madhe e aktiviteteve ku janë edhe autorët shqiptarë, salla ku janë autorët e huaj të përkthyer në shqip dhe salla e tretë ku është libri për fëmijë dhe libri në gjuhë të huaj. Në këtë bibliotekë, fondi është shumë i pasur me botime të vjetra, mes tyre edhe ekzemplarë të rrallë ku mund të përmendim botimin e Hamletit në shqip i vitit 1943. Klikoni këtu për të gjetur vendodhjen.

Biblioteka “Hamit Beqaj”. Foto nga IntoAlbania.

Biblioteka “Hamit Beqaj”. Foto nga IntoAlbania.

Biblioteka “Hamit Beqaj”. Foto nga IntoAlbania.

Biblioteka “Misto Treska”

Biblioteka “Misto Treska” e cila ndodhet mbrapa kafe Florës, pranë rrugës së Durrësit, është ndër ato biblioteka, e cila i është nënshtruar rregullimit, duke unifikuar të njëjtën pamje vizive si më bibliotekat e tjera. Ajo është krijuar që në vitin 1963 dhe ka pasur një veprimtari me shkëputje. Në vitin 2018 pati rikonstruktimin e fundit dhe sot në të ka një fond të pasur me tituj të cilët kanë qenë pjesë e bibliotekës dhe një pjesë e dhuruar. Klikoni këtu për të gjetur vendodhjen.

Biblioteka “Misto Treska”. Foto nga IntoAlbania.

Biblioteka “Misto Treska”. Foto nga IntoAlbania.

Është interesant fakti që vetëm në 6-mujorshin e parë të këtij viti, numri i regjistrimeve të reja është 2-fishuar në krahasim me vitin 2018 dhe kjo kuptohet fare lehtë, pasi  në çdo orë të ditës aty do të gjesh lexuesin, nga më i vogli tek më i madhi. Dhe për çdo person që ndoshta nuk e di, bibliotekat i gjen të hapura çdo ditë nga e hëna në të shtunë nga ora 8.00 deri në 19.00.

Biblioteka “Musine Kokalari”. Foto nga IntoAlbania

Biblioteka “Hamit Beqaj”. Foto nga IntoAlbania.

New & Trending

Choose a